Ministria: Nuk ka vendim për vendosje matësash elektronikë me PPP, është shërbim konsulence

Edona Llukacaj

Këtë të hënë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një sqarim për mediat flet lidhur me lajmet mbi një PPP për matjen e energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Sqarim në lidhje me “Strategjinë e Matjes dhe Politikat Standarde në Sektorin Energjetik”

Njësia e Menaxhimit të Projektit (PMU) të Rimëkëmbjes se Energjisë, financuar nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtimin (IBRD) ka publikuar së fundmi kërkesën për shprehje interesi për “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi përgatitjen e Strategjisë së Matjes dhe Politikave Standarde për matjen e energjisë elektrike në Sektorin Energjetik Shqiptar”.

Sqarojmë se bëhet fjalë për shërbim konsulence ndërkombëtare, që të hartojë strategjinë e matjes së energjisë elektrike, mbi të cilën do të referohen në të ardhmen institucionet e linjës dhe nuk ka asnjë vendim për vendosje matësash elektronikë me partneritet publik privat, sikurse është përmendur në media.

Qëllimi kryesor i kësaj detyre është të asistojë MIE, ERE, OSHEE dhe OST në ngritjen e një strategjie të përgjithshme për matjen dhe politikat standarde përkatëse të Sektorit Energjetik Shqiptar si edhe me propozimet për ndryshimet e nevojshme ligjore.

Strategjia do të ndihmojë institucionet e linjës në vendimmarrje për politika të qarta në zgjedhjen e standardeve të matjes së energjisë elektrike, që do të ndiqet në të ardhmen.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *