Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e QSUT-së ka nxjerrë konkluzionet e para rreth videoskandalit në urgjencen e QSUT-së të ndohur në muajin prill të vitit 2014.
“Eshtë një ngjarje e datës 26 prill të vitit të shkuar. Vajza është drejtuar në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në orën 4 të mëngjesit, e shoqëruar nga dy miqtë e saj. Me të arritur në spital, asaj i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e urgjencës dhe për fatin e saj të mirë, aty ka patur edhe një mjeke toksikolloge. Mjekët e dhanë shërbimin e parë dhe njoftuan policinë, për të njoftuar familjarët që të merrnin vajzën. Pasi u trajtua u la një gjendje vëzhgimi, sipas protokollit, e shoqëruar nga dy miqtë e saj”, tha Milva Ikonomi, zëvendësministre e Shëndetësisë.
Por sa te sigurt jane pacientet ne spitale? Ekonomi sqaron se nje ngjarje e tille e izoluara nuk mund te zbehë punen e qe po behet ne QSUT, persa kohe qe video eshte reazlizuar nga miqte qe e shoqeronin vajzen. Nderkohe qe pas hetimeve te prokurorisë secili do te marre pergjegjesite e tij.
“Pacientët nuk janë të rriskuar në ambientet e QSUT-së, sepse gjëja e parë që bëhet në QSUT është që jepet ndihma e parë dhe kërkohet të mbrohet me çdo kusht integriteti i pacientëve. Ngjarja padyshim është një ngjarje që kërkon të distancohet nga mjedisi i zakonshëm i punës në QSUT. Ajo është një ngjarje jo e zakonshme, një ngjarje që kërkon të nxirren përgjegjësitë që të mbahet qëndrim për këtë ngjarje. Gjatë kësaj periudhe ne jemi në pritje të gjithë mbylljes së ciklit të hetimeve nga Prokuroria, që të kemi një version përfundimtar të ngjarjes”, tha Ekonomi.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë nga ana tjetër publikon se për herë të parë në janar të këtij viti kompanitë farmaceutike do të fusin ne Shqiperi barna 25 – 30 % me lire.
“Ngjarje të tilla nuk mund mund të zbehin aspak përpjekjet që ne jemi duke bërë. Në janar të këtij viti cmimet e barnave për pacientët shqiptarë ulen me rreth 25 për qind. Kjo padyshim është një ngjarje e rëndësishme për pacientët shqiptarë”, tha Ikonomi.
Pas deklarimit se ne Shqiperi barnat shiteshin me shtrenjte se ne vendet fqinje, Ministria e Shendetësisë u informua rreth çmimeve me te cilat tregtohej i njejti bar ne vende te tjera dhe mori si çmim reference vendin me çmimin më të ulët. Kjo ka bere qe kete viti barnat ne Shqiperi te tregtohen afro 30 % me lire.

Me gjithese ngjarja eshte zhvilluar ne ambjentet e urgjences se QSUT, megjthese te gjithe u indinjuan nga ky skandal qe mbi nje minorene inkoshiente, te intoxicuar te lene ne nje dhome te urgjences pa asistence te personelit.. Zv. ministrja na tregon arritjet e grupit te pune qe paska konkluduar se i eshte ofruar sherbimi i urgjences se na qenka regjistruar dhe eshte lene me shoqeruesit e saj…. Moj zonje e nderuar, se pari nuk duhet te jeni ju qe te dilni ne media per kete problem se ju jeni ekonomiste dhe keni per detyre te krijoni nje menyre te re te menaxhimit te fondeve per sherbimet shendetesore, bazuar ne legjislacionin ne fuqi te kesaj fushe apo te punoni edhe per te nxjerre akte te tjera nenligjore per nje administrim sa me te mire te ketyre fondeve . Aty ne Ministri duhet te beje detyren p.sh.Drejtoria Spitalore se ajo duhet te flase per funksionimin e sherbimeve ne spitale bazuar ne rregulloret e cdo pavioni si dhe ne pershkrimin kontratual te vendeve te punes se personelit. Dhe sa per dijeni nuk ka ne asnje rregullore qe te te mbeshtese ty se ne urgjence mbaron puna e personelit dhe nuk ka pergjegjesi infermjerja, mjeku shefi i sherbimit e per me teper Drejtorja e spitalit qe nje minorene te pavetedijshme te pambrojtur ta lene me shoqeruesit…Cfare shoqeruesish moj zonje , cfare lidhjesh kishin keta mekete vajze, a mund te na e thuash ti tani se per personelin ka qene fare e qarte qe ata kane qene ca rrugecer te dehur qe mund t-ja kishin shkaktuar kete gjendje. Zonje e nderuar, ajo vajze ishte ne nje fare menyre e dhunuar qe ne paraqitjen ne urgjence. Te gjitha repartet e urgjencave kane per detyre jo vetem t-i japin sherbimin ta mjekojne por edhe tenjoftojne menjesere struktrat rendit kur ne ambjentet e tyre paraqitet per ndihme mjeksore nje femer e dhunuar apo e pavetedijshme( ne kete rast) dhe eshte detyra e tyre qe te kontaktojne me familjaret e te xjerrin shkaqet e gjendjes. Por personeli sigurisht duhet ta asistoje apo ta kete ne qender te vemendjes nje te semure te pavetdijshme, nje minorene te pambrojtur nga familjaret e saj. Perse na trgohet regjistri dhe firma qe na paska vene kjo vajze ne dalje.. Te gjthe jane te indinjuar per sa ka ndodhur pikerisht ne urgjencen e QSUT, pra qe kane pare UJKUN dhe ju tregoni duke thene se keni gjetur “gjurmet”
Rilindja dha shume shprese dhe ne akoma s-na jane shuar shpresat edhe pse nuk kemi tashme besim as tek Drejtoresha e QSUT qe fillimisht deklaroi se nuk ka ndodhur ne QSUT, me vone deklaroi se nuk ka ndodhur ne kohen tone e tani hesht dhe ju ve ne dore juve komjuterat apo regjistrat e kohes. Kemi shpresa edhe pse nuk kemi besim tek Ministri i Shendetesise qe ne fund te vitit na deklaron se reforma ne shendetesi po hecen perpara pasi nuk ka me kjoska ne teritoret e spitaleve se eshte shtuar lista e barnave te rimburesueshme me 55 barna te reja dhe se se shpejti do na u blekan autambulanca. Zoti Minister se pari Reforma e sherbimit shendetesor nuk ka te beje me menaxhimin e oborreve spitalore dhe as me sherbimin e transportit. Se kesaj i thone te semurit me kancer ti behet nje makiazh dhe te hipet ne limuzine dhe pastaj te themi se ai u sherua nga kjo. Sa per reformen do te shkruaj ndoshta me vone
E izoluar nuk e dime ne eshte ngarja, dime vetem se kemi vetem nje ngarje te filmuar ose me sakte nje filmim te denoncuar!!… hajde hajde se u lirua mielli…e u shtrenjtuan krundet