Ministrja belge kërcen valle shqiptare

Ornela

Më 1 gusht në qytetin Namyr është shënuar 60 vjetori i emigrantëve të parë shqiptarë në Belgjikë.

Me këtë rast është mbajtur një aktivitet kulturor, në të cilin ka marrë pjesë edhe Ministrja për Shëndetësi dhe Çështje Sociale në qeverinë e Valonisë (Republikë Belge), Éliane Tillieux.

Në kuadër të këtij aktiviteti është mbajtur edhe një program kulturor me këngë e valle dhe ministrja Tillieux i është bashkangjitur këtij programi.

Fotografitë ku ndër të tjera duket ministrja që kërcen valle shqiptare, janë publikuar ditën e djeshme në profilin personal në Facebook.

“Më 1 gusht të vitit 1956, në orën 8 e 27 minuta, rreth 400 shqiptarë arritën me tren për të ikur nga sistemi komunist”, ka shkruar ministrja Tillieux në Facebook.

 

 

250944

250945

250943

250946

250947

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *