Ministrja Denaj lajmëron ndryshimin e Kodit të Procedurave Tatimore

Edona Llukacaj

Kodi i Procedurave Tatimore do të pësojë disa ndryshime. Kjo vjen si rrjedhojë e aksionit kundër informalitetit. Lajmi u bë publik këtë të hënë nga ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila u shpreh se këto ndryshime parandalojnë subjektet që t’i shpëtojnë masave ndëshkuese me anë të vendimeve të gjykatave, apo “marifeteve” të tjera.

Për mediat, ministrja Denaj paraqiti edhe përfundimet e aksionit anti-informalitet në fusha si ndërtimi, hidrokarburet, hoteleri-turizmi.

Ajo tha: “Në hoteleri turizëm janë 2000 subjekte të ispektuara, 1400 subjekte ose 38% rezultuan me probleme në sigurimin e punonjësve. Sa i përket karburanteve, janë 231 karburante të kontrolluara. 1200 subjekte do vendosin plumbçet në të gjitha njësitë. Sa për sipërmarrësit e cigareve, pijeve alkoolike vazhdojnë kontrollet, nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj tyre. Në fushën e ndërtimit do kontrollohen 160 subjekte me rënie në xhiro. Janë përcaktuar 20 subjekte të mëdha që do të inspektohen. Ka raste që subjektet mund t’i kenë shpëtuar masave ndëshkuese, me vendim gjykate ose marifete të tjera duke na bërë që të marrim masa në ndryshimin e Kodit të Procedurave Tatimore”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *