Ministrja e Arsimit sqaron njoftimin e rremë: Ja kur fillon mësimi në shkolla

J L

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas lajmeve të publikuara në rrjetet sociale se mësimi në Tiranë dhe Durrës do të jetë i pezulluar deri në 9 dhjetor.

Shahini sqaron se ky njoftim është bërë nga një faqe e rremë dhe se njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëjë pasi të mbyllen të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan Shahini.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Lajmin Fake e konsideron Shahini. Me nje njoftim zyrtar si ky do ishin shuar te gjitha medyshjet.
    Apo nuk kishit vrare mendjen per te njoftuar popullin?
    Jua kaloi lajmi Fake, se ju as qe e mendonit te informonit popullsine. Vari leshte, te mbaruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *