Ministrja e pranon: Ngacmime seksuale në ushtri dhe zyrat e shtetit

Leda Hysa

Ministria e Mbrojtjes prezantoi të martën një paketë politikash dhe procedurash specifike kundër ngacmimeve dhe ngacmimeve seksuale në administratën e saj dhe në Forcat e Armatosura.

Paketa është një ndër të rrallat e miratuara në institucionet shqiptare.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pranoi në takim se ndërsa numri i vajzave dhe grave në personelin civil dhe ushtarak të FA ishte rritur, dhe fenomeni të cilin ajo e quajti “ të shëmtuar” ishte i pranishëm.

“Politikat dhe procedurat kundër ngacmimit dhe ngacmimit seksual në vendin e punës në administratën publike kontribuojnë në një mjedis të sigurt pune”,  u shpreh gjatë fjalimit të saj ministrja  e mbrojtjes Olta Xhaçka, duke shtuar se fenomeni i shëmtuar i ngacmimit seksual është prezent edhe në rradhët e Forcave të Armatosura të shteteve më të zhvilluara e të emancipuara, përtej Shqipërisë.

Procedura është hartuar dhe mbështetur edhe nga OKB në Shqipëri dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.  

Shqetësimet që lidhen me ngacmimet apo ngacmimet seksuale në ambjentet e punës janë identifikuar në studime të ndryshme që janë bërë në ambjentet e administratës publike.

Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave të pyetuar në një sondazh të Idra Research & Consulting, në Shqipëri në vitin 2018, thanë se ngacmoheshin seksualisht dhe me fjalë.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Eshte kulture komuniste
    E Hoxha per cdo gje te rraste ne burg, por per sex nuk te gjente gje
    Me Ramen jo qe nuk te gjene gje,por edhe shperblehesh,se thote nuk qenkam vetem
    Biles po te jeshe Gej edhe shperblehesh

    • Ushtria është vetëm një shfaqje komedi, për vrasje dhe misione të Hitlerit jashtë vendit dhe kushton shumë para, ushtria është thyer për më shumë se 10 vjet. Në vendet e tjera, gratë po aq budalla dhe të korruptuara kanë shkatërruar ushtrinë dhe skandalet janë të pafundme. Në Norvegji, gratë budalla kanë fundosur edhe frigatën e re: “Helge Ingstad”

  • nje koment per jarin dhe nje pyetje per publikun e “gjere” . ty jari te punonte mami ne ndonje bordello ..kladestine ? per ty publikun (dhe ministreshen “anti ngacmim”) ; kur ne ambjente publike (medja) deklarohen femra trendi dhe vip, se bejne seks me ke u pelqen dhe meshkujt gjithashtu bejne seks dhe me gruan …ta themi te arian canit; kush quhet ngacmim seksual ? se ja kerkon thjesht dhe ben, apo s’di t’ja kerkosh dhe s’ben seks nga “inati” ? (pyesni agim docin (e kurves) .

  • JALLAHHHH,JALLLAH ,kjo është ushtria që duam ,çfar tu bëjë ministraja ,vetëm tu jap ujë me klor ?!!! ,

    U MBUSH VENDI ME KOPILA e kopilesha .EDI RAMA TU PRESË VEGLAT MESHKUJVE DHE FEMRAVE TU VESHË BREK LLAMARINEË ATËHERË SHKOJMË SI TË NDERSHËM NË NATO E BE.

  • Ky fenomen nuk eshte i panjohur! Ne te gjithe vendet e botes mund te hasesh me kete “problem”. Keshtu qe nuk eshte ndonje cudi pse ndodhe edhe tek ne. Cudi do te ishte se nese ndeshesh me kete fenomen, ben te paditurin dhe nuk e lufton ate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *