Manastirliu inspekton punimet: “Ka filluar të jetëzohet tashmë spitali i ri pediatrik”

Rovena Cerka

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e Pediatrisë së re në QSUT, investimi transformues i projektit madhor për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili është drejt përfundimit.

“Ka filluar të jetëzohet tashmë spitali i ri pediatrik. Është tërësisht i të njëjtit standard, siç kemi bërë kirurgjinë e re dhe siç po bëjmë edhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Ambiente, jo vetëm që duket se ka standarde të larta, por edhe ambiente shumë miqësore për fëmijët. Besoj që deri nga 15 prilli ne e finalizojmë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se këto janë investime që i rezistojnë kohës, pasi janë të bëra me vizion.

“Pavarësisht gjithë punëve që kemi bërë për ta transformuar QSUT, këto janë ato investimet që do të mbeten në 30 vitet, 50 vitet e ardhshme të pandryshuara. Sepse janë investime që janë bërë me një projeksion dhe me vizion për t’u mbetur dhe për t’iu përshtatur viteve”, tha Manastirliu.

Spitali i ri Pediatrik është pjesë e projektit të modernizimit të QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë që ka përfunduar dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme që është në ndërtim.

 

c.r/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Vizion dhe Odeta
    Vizion dhe Ilir Beqja
    Vizion dhe Sajmir Tahir
    Vizion dhe Edi Rama

    kete po na thone, bile ka vizion ne 30vite.

    Kane te drejte koncesione e check upe e vizionet e tyre do na THERIN deri pas 35 vite kontrata ku SHITETN pasurine kombetare. Shendetesine e rrenuan ne na shesin vizionin. Ne arbitrime Shqiperia humb qindra milione euro dhe boxhi rritet, odetat dhe elisat na mburrin SKENDERBEUN E TYRE dhe degradimin tone.

    e meritojme
    I meritojme
    deri me 25Prill

    aty e pas rraca e tyre mos na dale me ne media e tv ekurre te mos kene akces ne Fondet Publike per VIZIoNET E TYRE NE 3D Per ne e xhepat plot per veten.

    Vazhdoni maskarenj edhe 4jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *