Ministrja e Shëndetësisë bën thirrje: Aplikoni për të punuar në spitalin “turk” të Fierit

Rovena Cerka

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve, kryesisht bluzave të bardha që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit të Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, i cili pritet të hapet para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ministrja thotë se ky spital do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë dhe kushdo që do ketë mundësinë të punojë në të, do të jetë së bashku me 50 profesionistë turq, staf administrativ dhe mjekësor.

Manastirliu: Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët  shqiptaro-turk, me 150 shtretër dhe 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër.

Ne jemi të vetëdijshëm se edhe infrastruktura më bashkëkohore nuk do të ishte e mjaftueshme pa burimet njerëzore. Nisim sot punën për rekrutimin e profesionistëve që do të punojnë në këtë spital. Rrreth 300 do të jetë numri i stafit që do të punoë. Mbi 50 profesionistë do të vijnë nga Turqia mike. Do të rritet cilësia e shërbimit.

Stafi që do të punojë këtu do të përzgjidhet mbi bazat e meritoktacisë. I ftoj profesionistët të bëhen pjesë e këtij ekipi. Spitali do të garatojë një shërbim cilësor. I bëj thirrje mjekëve, infermierëve, teknikëve që duan të bëhen bashkë me ne pjesë e këtij projeti ambicios. Thirrja për aplikim do të jetë në linkun më poshtë.

 

c.r / dita

Share This Article
3 Comments
  • Nga te duan te vijne mjeket, vetem shqiptare jo. Nuk kemi besim. Sidomos tani ne kohen e Ripjelljes, korrupsioni eshte rritur ne masa galopante.

    • Pse, gjermania, qe ka te punesuar me shume mjek e infermier shqipetaret, nga c’punojne me shqiperi, ben gabim qe u beson keshtu??!!

  • Oohhh tash e paska kuptuar Eoja se pa burime njerezore edhe spital ma hight tech nuk funksionon! Tash e paska kuptuar se i duhen mjeket infirmieret sanitaret etj?! Kur mija e mija mjeke iken nga vendin sepse kjo e soji i saj nuk i rriten rrogat , nuk i konsideruan ma te nevojshme se politikanet qe iu rriten rrogat e dietat pa asnje arsye!
    Vone e ke kuptuar se pa mjek nuk te funksionon spitali ! Se derisa te formojsh mjeke tjere te duhen disavite! Edhe vone i mbrojtet mjeke si duhet !
    Aplikoni thot kjo?!
    Po s’ke me njereze o zoje, se sot zhveshin Paulin per te vesh Pjetrit keshtu ! Edhe veshtirsojsh mjekesine neper rreth qe e keni lane ne kushte katastrofike nga ana e resurceve njerezore edhe mjetesore!
    Edhe me nje kosto per familjet qe po i varferon cdo dite ma shume sepse barra eshte shume teper mundesite e tyre financiare!
    Po po vdesin njerezet na thot Brataj si ngushllim per idiotsite e juaja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *