Cecile Kyenge është ministrja e parë me origjinë afrikane në historinë e Italisë. Mjeke okuliste, lindur në Kongo nga një familje poligame (ka 38 motra dhe vëllezër), martuar me një italian, nënë e dy fëmijëve, zonja Kyenge ka luftuar gjatë gjithë jetës për të mbrojtur të pambrojturit: emigrantët. Emëruar si ministre e Integrimit në qeverinë e Enrico Lettës, përfaqësuese e Partisë Demokratike, doktoresha italo-afrikane mund jetë një pikë kthese për sa i përket trajtimit të tematikës së emigracionit në Itali. Nga një qasje policore, shtypëse dhe pothuajse rraciste që përmban ligji famëkeq “Bossi-Fini”, fenomeni migrues do mund të konsiderohet si diçka natyrale që duhet ligjëruar dhe administruar më së miri por që jo me doemos përbën një rrezik.
“Nuk jam me ngjyrë por jam e zezë dhe e them me krenari”, u shpreh disa javë më parë ministrja, “duhet të mësohemi të përdorim terminologjinë e drejtë për t’iu drejtuar personave. Jam e zezë, italo-kongoleze, i përkas dy vendeve dhe dy kulturave të ndryshme por që janë të dyja brenda meje. Nuk mund të përkufizohem tërësisht italiane dhe as kongoleze, por pikërisht larmia përbën një resurs, një burim për tu pasuruar shpirtërisht me njëri tjetrin”.
Por jo të gjithë e gjykojnë kështu. Ndryshe shprehet përshembull Mario Borghezio, deputet në Parlamentin Europian i Lidhjes së Veriut (Lega Nord) i cili humbi rastin për të heshtur duke thënë se “afrikanët janë afrikanë, i përkasin një etnie shumë të ndryshme dhe nuk kanë prodhuar ndonjë mendje të ndritur […] unë kam një paragjykim të favorshëm drejt europianëve qëndrorë. Kyenge duket si një shtëpiake e mirë, jo si një ministre. Thjesht fakti që është qytetare italiane dëshmon se ligjet tona janë bërë me b…”.
Por caku është kaluar nga Dolores Valandro, njohur me nofkën “Dolly”, këshilltare e Lidhjes së Veriut në Padova e cila, për të komentuar një tentativë përdhunimi kryer nga dy afrikanë, postoi një foto të ministres Kyenge në Facebook me diçiturën “pse asnjeri nuk e përdhunon që të kuptojë çfarë domethënë të jesh viktimë e këtij krimi të shëmtuar? Turp!”. Ndërkohë një tjetër këshilltare e Lidhjes në Cremona, Rossella Colombo, shkruan se duhet patur kujdes tu vihet zjarri familjeve të emigrantëve sepse “tymi i tyre ndot duke qënë copa të mëdhaja m..i”. Akoma më të flakta janë blogjet dhe forumet neo-fashiste ku fjalët më dashamirëse për ministren janë “majmune kongoleze”, “qeveritare që vjen erë”, “qënie e pavlerë”.
Të gjitha autoritetet shtetërore (përfshirë edhe Lega Nord), dënuan njëzëri sulmet rraciste ndaj doktoreshës dhe kryeministri Letta deklaroi qartë se “secili prej nesh duhet të ndihet i ofenduar, edhe unë jam i ofenduar. Janë fjalë të cilat nuk meritojnë asnjë koment tjetër përveç indinjatës së thellë”. Vetë ministrja Kyenge rrëfeu se nuk priste kaq shumë sharje, se në shpirt ndihet e fyer por se “nuk do lejoj asnjeri që të më heqi buzëqeshjen”.
Kjo është një histori ordinere që dëshmon se si ngyra e lëkurës në Italinë e sotme përbën akoma një arsye paragjykimi, se si shoqëria e gadishullit akoma nuk është gati për të pranuar faktin se muret kanë rënë prej kohësh e se nuk mundet që, si një struc, të fshehi kokën poshtë rërës ndërkohë që bota rrotull po mbushet plot me ngjyra të larmishme.
Elton Xhanari
*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona. Rubrika “Europa”, çdo të shtunë në DITA. Shkruajini autorit në [email protected]

Po cfare flet mor budall djale, ne vendet me te pasura Europiane ekziston racizmi me i forte, sa me i pasur te jete vendi aq me i theksuar racizmi. a ke dale ndonjehere nga shqiperia mor djale ? Dhe mire e kane qe ruajne vendin e tyre, pasardhesit e tyre, ashtu si do te kishe vepruar edhe ti se biri yt te dhimset me shume. Po ne qofte se ne qytetin tend do kishin ardhur emigrante a do te trajtoheshin me mire se vendasit ? A do ti jepej vendi i punes apo shkolla djalit te emigrantit ? Atehere keto vende do ta kishin humbur identitetin dhe fuqine e tyre po te komandoheshin nga te huajt. Dhe saper dieni, ne jemi shume me racista se Europianet, tek ne thone akoma : ai katunari…..
Uné per veh’te asnji coment ma shumé::::::rrespekte shoku beni
vendi me racist dhe mizor eshte gerqia,kur kaloja kufirin nga kakavija ne 91-92 dhe kam rene dore te ushtareve e policise greke,me kane rahur qe dhe varit do ja tregoj,vetem nga emri im dhe nga feja.edhe ne itali kam ardh klandestin me gomone ,por ste preknin me dore policet kur te kapnin .vend me racist se greku nuk ka ,krimet e torturat qe kane bere grekerit kunder shqipetareve duke filluar qe me genocidin kunder cameve deri sot ,kurse ne i leme te livadhisin e te bejne cfare u do qejfi ne shqiperi ,popull pa vetedije kombetare