Ministrja për Çështjet Familjare në Gjermani, Anne Spiegel, ka dhënë dorëheqje pasi mori një pushim katër-javor, menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese që ndodhën vitin e kaluar në shtetin ku ajo ishte një zyrtare e lartë.
“Kam vendosur të jap dorëheqje për shkak të presionit politik. Këtë po e bëjë për të mos e dëmtuar Ministrinë, e cila po përballet me një sfidë të madhe politike”, ka pohuar ajo, raporton DW.
Spiegel është ministrja e parë që largohet nga qeveria federale e kancelarit Olaf Scholz që kur ai mori detyrën vitin e kaluar.
Ajo u bë ministre e familjes, të moshuarve, grave dhe rinisë në dhjetor si pjesë e kabinetit të Scholz dhe kërkoi falje për pushimet e saj në një fjalim emocionues të dielën në mbrëmje.
Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu “respektin e tij të madh” dhe i uroi asaj “gjithë të mirat për të ardhmen pas kësaj kohe të vështirë”.
Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, gjithashtu nga të Gjelbërit, tha se Spiegel “kishte kaluar një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe personalisht të pabesueshme” që ajo tha se tregon se sa “brutale mund të jetë politika”.
a.m/dita

Ajo shkoi me pushime me familjen e saj për 4 javë në shtator tetor, disa muaj pas katastrofës, por nuk ishte kjo arsyeja kryesore që e detyroi atë të jepte dorëheqjen.
Kryesorja ishte se ajo gënjeu gjatë një interviste, duke thënë se kishte marrë pjesë virtualist në mbledhje gjatë pushimeve. Gjithashtu tha se puna që kishte marrë përsipër në lindin e saj e kishte stresuar.
Fluksi i refugjatëve dhe gënjeshtra e bënë të papërshtatshme për vendin që mbulonte.
Përfytyroni sa e mundur do të ishte një gjë e tillë në Shqipëri, që një politikan të jepte dorëheqjen për një gënjeshtër të këtij niveli?
Ma thotë mëndja se një politikan shqiptar do të jepte më kollaj dorheqjen po të thoshte një të vërtetë, se për gënjeshtër.