Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann në një konferencë të përbashkët me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj kërkoi që qeveria dhe opozita të çojnë reformat duke theksuar se hapat pas do e dëmtonin këtë proces.
‘Këtu janë të nevojshme si qeveria edhe opozita. Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave. Ballkani është i rëndësishëm për Europën.’
Gjithashtu, ministrja theksoi edhe përparimin që Shqipëria ka bërë në luftën kundër krimit të organizuar.
‘Shqipëria ka bërë hapa. Janë ngritur struktura kundër krimit të organizuar. Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë duke u vënë para drejtësisë.’
Lührmann u shpreh se Ballkani është i rëndësishëm për Europën duke nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e funksionimin e procesit të Berlinit për krijimin e një tregu rajonal që duhet të ketë pjesë të saj të 6 vendet.
‘Në 2014 qeveria federale krijoi procesin e Berlinit. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të 6 vendeve dhe procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës.
Lispet të bëhet progres në planveprimin për krijimin e një tregu rajonal. Kjo është me rëndësi për të gjithë rajonin.’- tha ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann.
a.m/dita
