Ministrja Gjonaj kërkon shkarkimin e dy gjyqtarëve

DITA Online

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka depozituar në KLD dy kërkesa, përmes të cilave kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petraq Curri të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës si dhe fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.

Ky i fundit është cilësuar nga mediat italiane edhe si “Zoti i drogës”.

Gjithashtu nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit.

Share This Article
9 Comments
  • Brravo Ministres simpatike .
    Vetem ju Femrat Shqiptare te bashkuara
    mundet ta shpetoni ate vend ,
    si e kan mbajtur gjalle nenat shqiptare ne shekuj ,
    sepse burrat e atij vendi jane shndruar ne pederasta/putana ne sherbim te Botes se Huaj,qe po shkaterron kte vend ne cdo drejtim .
    Bashkerendisni se bashku me Prokuroren e Re dhe mos u ndalni nga rropsite qe kane pushtuar Institucionet e Drejtesise Shqiptare ,nji nder shkaqet kryesore te korrupsionit galopant krimit ,ne shtetin Shqiptare ,e pengesat kryesore qe BE-ja mban larg Shqiperine .

  • Z. Ministre mos para numrit dy ke harruar te vendosesh ndonje numer tjeter cilidoqofte ai, te gjith e dime qe Gjyqsori eshte i kalbur dhe bashkepunon me mafian.

  • Filloi skartimi i mijve te drejtesise.Rendesi ka qe carku po funksionon,nje nga nje,dy nga dy,me ne fund rendesi ka qe filloi.

  • Hartimi i miredetajuar i reformes dhe kta lloj gjyqtaresh na bejn ne popullin e thjesht ta mbesim dhe ta duam cdo dite reformen.

    • Hej, a e morre vesh apo jo?

      Ke bodrumet e ministris partia kishte ngjit ca afishe per punesim. Per sezonin veror kerkohen ABUXATORE me meditje. Puna me akord, paga varialbel ne varesi te… thaseve te asgjesuar. 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *