Ministrja Gjosha: Njësi integrimi në 61 bashkitë e reja

Elton Tafaruci

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, gjatë një komunikimi të hënën me mediat tha se do të ngrihen njësi integrimi në 61 bashkitë e reja të vendit. Procesi i integrimit, sipas saj, është mbajtur në nivele qendrore dhe është shumë e rëndësishme që ai të prekë qytetarët shqiptarë.

Ministria Gjosha prezantoi sot katër iniciativa të Ministrisë së Integrimit që do të vihen në zbatim se bashku me të gjithë aktorët kontribues në këtë proces.

“Puna që do të vijojmë do të lidhet me ngritjen e njësive të integrimit në 61 bashkitë e reja. Shumë shpejt kjo nismë do të lançohet me ministrin e Çështjeve Vendore Bledi Çuçi dhe po punohet ngushtë dhe me Delegacionin e Bashkimit Europian për të kryer trajnimet e stafeve që do të jenë pjesë e këtyre bashkive. Këto nuk do të jenë të lidhura ngushtë vetëm me procesin e integrimit, por edhe në përthithjen e fondeve europiane”, u shpreh ministrja.

Gjithashtu, së bashku me KE-në dhe ministritë e linjës, Ministria e Integrimit është në përfundim të një dokumenti shumë të rëndësishëm strategjik, i cili përfshin ngritjen e gjithë strukturave bazë ku vendi do të mbështetet për të negociuar për çdo kapitull, deri në anëtarësimin e plotë.
Gjosha prezantoi dhe dy iniciativa të tjera të hartuara në bashkëpunim me Komisionin Europian, ajo lidhur me fondet për shoqërinë civile në procesin e integrimit, si dhe nisma për mundësimin e trajnimeve për administratën publike, në disa nga vendet më të zhvilluara të BE-së.

Ministrja njoftoi gjithashtu se brenda kësaj jave do mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit ku do të diskutohet për arritjet që ka pasur Shqipëria gjatë vitit të fundit në kuadër të 5 prioriteteve. Do të shpresojmë, shtoi ajo, edhe në konkluzione pozitive sa i përket raportit për Shqipërinë për 2016-n.
Ministrja nënvizoi se Shqipëria është shpresëplotë për marrjen e një rekomandimi, pasi janë përmbyllur dy nga kushtet më themelore për çeljen e negociatave.

“Tashmë janë konkluduar reforma në drejtësi që u kalua me konsensus tejet të gjerë, 140 vota dhe ligji i vettingut që i hap rrugë implementimit të reformës dhe gjithë skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ku fillon dhe reforma në drejtësi. Do shpresonim në një vendim pozitiv”, u shpreh ministrja Gjosha

Share This Article
3 Comments
  • MIRE QE SE NJEH VEHTEN SE NUK JE QENJE HUMANE PO SI TE LENE SHQIPETAR-GOMARET QE KJO MINISTRI E INTEGRIMIT NE SHISHTUFINE TE SHTRIHET DHE NE VORREZAT E 61 BASHKIVE PER T RJEPUR SHQIPETARET TE GJALLE! O perendi te befsha mutin qe nuk mjafton kjo ministri integrimi ne hale qe i vjedh popullit 200MILION ne vit per te krehur leshin po do krijohen edhe njei LESHI ne bashki per tere prostitutat e bordellos se JALES!

  • Ministria e ‘integrimit ne Shishtufine’ pas 25 vjetesh kerkon te kthehet ne ‘bordello’ per LSI-ne e te shtrihet ne tere Bashkine per te punesuar ‘prostitutat’ e gjirizit te Lalesit e Jales!?
    Kete e thote nje analfabete pa asnje dite pune ne jete pasardhese e ERMAJLINDAVE ndersa kryetari i qUrravise se Bathores mer AVDES me hajrie honmin ne sheshin e shen Pjetrit ne Itali ndersa homologu Like flori ne gjirin e shen Pjetrit ne ish Shqiperi!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *