Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zgjedhur ta nisë javën në shoqërinë e mamasë, ndërsa e ka vizituar atë në shtëpinë e saj në lagjen historike të Elbasanit.
“S’ka më mirë se ta nisësh javën në shoqërinë e mamit dhe në oborrin e saj, për të cilin është kujdesur me aq shumë dashuri”, – shprehet Ministrja Kushi në rrjete sociale.
Znj. Kushi nënvizon se mamaja e saj e ka kryer tashmë vaksinimin dhe “më në fund”, shprehet ajo, “ne mund të takohemi pa shqetësimin dhe frikën se mund të dëmtojmë shëndetin e njëra-tjetrës”.
Në fund, duke cilësuar se vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira, Ministrja Kushi fton çdo prind që t’i kushtojë rëndësi këtij procesi dhe shumë shpejt të hedhim pas këtë periudhë të vështirë.
e.r/dita

Sa mire qenka ta nisim javen me lajme te tilla,qe jane te barabarte sikur te thuash,qe shkova ne wc!
Cfare lajmi qenka ky kur nje i tille nuk jepet as kur femijet nuk takohen edhe me mbretereshen e Anglise!
po pse komenti yt si te duket?nuk merresh vesh c.po thua.mos komento fare me mire.
Mire mer ti, kjo a nuk duhet te ishte ne zyre ne mengjez? Apo ministria e arsimit eshte transferuar ne Elbasan tashti.
Ka, zj. Ministre e ramutit. Ka me mire se ta nisesh mengjesin ne oborr te mamit. Per shembull Vjosa Osmani versnikja jote merr pjese dhe debaton me burra shteti te Ballkanit ne mbledhje ku vendosen fate te vogla a te medha te ballkanasve