Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë do të mbahet në javën e fundit të nëntorit në qytetin e Durrësit.
Aty do të diskutojnë për marrëveshjet e nënshkruara gjatë kësaj periudhe dhe të preken fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura.
Xhaçka thekson se qëllimi është të cohen përpara procesin për të gjithë marrëveshjet që nuk janë zbatuar dhe për të identifikuar fusha të tjera ku bashkëpunimi zgjerohet ose thellohet.
“Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë do të mbahet në javën e fundit të nëntorit, në javën e flamurit. Do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes 2 qeverive, gjatë të cilës do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri tani përgjatë gjithë cikleve të mbledhjeve Ndërqeveritarare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bëhet fjalë për rreth 86 marrëveshje të lidhura gjatë kësaj periudhe.
Vullneti për të çuar përpara këtë proces është shprehur dhe gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Rama në Kosovë me kryeministrin Kurti. Është dakordësuar që takimi mes dy qeverive do të zhvillohet në qytetin e Durrësit dhe prej ditësh po punohet përmes një kontributi të përbashkët për realizimin e këtyre marrëveshjeve.
Në fokus të diskutimeve ka qenë dhe një lloj skanimi dhe inventarizimi i të gjithë këtyre marrëveshjeve të lidhura deri tani. Bëhet fjalë për marrëveshje që janë nënshkruar e zbatuar, por edhe për marrëveshje që janë zbatuar pjesërisht ose jo por edhe për marrëveshje që do të lidhen në mbledhjen e 7-të mes dy qeverive në fund të nëntorit.
Qëllimi është të çojmë përpara këtë proces për të gjithë marrëveshjet që nuk janë zbatuar dhe patjetër për të identifikuar fusha të tjera ku bashkëpunimi ynë zgjerohet ose thellohet.
Do të preken fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura. Sa i përket dy ministrive të jashtme, kemi vendosur krimin e një grupi pune të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve që kemi në fuqi por edhe përpilimin e planeve të veprimit për t’i çuar përpara ndërkohë që prioritet do ti jepet fushave të reja për të lidhur marrëveshje të reja që do ta çojë bashkëpunimin në një nivel më efikas”, tha ministrja.
j.l./ dita

Ne cilet shtete europiane organizohen keto takime midis qeverive?
Pse me propagande do zhvilloni maredheniet ju,o te flamosur?
SHBA dhe KINA jane shtete armiq me njeri tjettin,por maredheniet zhvillohen vazhdimisht,po PORDHE ME RIGON!
HIQNI DORE NGA PROPAGANDA GEBELSIANE!
Dhe thjesht do te hane nje dreke ne ndonje resort , do te shtrengojne duart me “perzemersi:” do te shkrepen ca foto te bukura dhe u kry , ky eshte rituali i peshtire qe po perseritet pa fund , por qe po prodhon zero produkt , pervecse tonelata me retorike , si gjithmone SHOW I PESHTIRE POLITIK , u be boze kjo o lider , te ka lene fantazia per te pikturuar ndonje fasade me interesante , pra vaji ka arritur fundin e kandilit , cdo gje e ka nje fund duhet te krijosh ndonje telenovele tjeter dhe jo te ngjallesh pa fund protagonistin