Ajo mund të jetë një ndër ministret më të bukura në botë. Alejandra Benitez, 32 vjeçe, sportiste e suksesshme me pjesë marrje në disa gara olimpike, është njëra prej ministreve të emëruar nga presidenti i sapozgjedhur i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Me një trup sportiv dhe fytyrë tërheqëse, Alejandra është në qendër të vëmendjes së mediave, që në këtë rast nuk duan t’ia dinë nëse janë përkrahëse të ish-liderit komunist, Çavez, apo jo.
Benitez është emëruar ministre e Sporteve. Ajo ka marrë pjesë në lojërat olimpike në Athinë, Pekin dhe Londër.