Mbi pyetjen për çfarë i ka “mbaruar koha” koncesionarit të Rinasit

Ajlin Dauti

Ministrja Belinda Balluku gjatë konferencës përpara gazetarëve ku foli për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit përdori tone të ashpëra ndaj koncesionarit duke u shprehur disa herë që “Koha ka mbaruar”.

Por e pyetur nga gazetarët nëse kjo frazë do të thotë prishjen e kontratës me koncesionarin, ministrja e Transportit sqaroi se për çfarë ka mbaruar koha.

“Koha ka mbaruar për të vazhduar e toleruar koncesionarin kinez për të ndërtuar parkingje dhe të mos investojë në sigurinë e aeroportit. Nga sot s’do të ketë më parkingje dhe do të ketë një ndryshim rrënjësor në cilësinë e aeroportit”, tha Balluku.

a.d. / dita

 

Share This Article
7 Comments
  • Për problemet me konçesionarin duhet të mbeten qytetarët “QË SOT” pa parkuar makinat?!
    A nuk duhej negociuar meë parë dhe kërkuar llogari për zbatimin e kontratës?

  • Kam pare edhe te aeroporte te tjera parkimet e makinave jane te vendosuta 5 minuta ne kembe larg rrethimit te aeroportit.Lihet makina ne parkim dhe njerzit levizin ne kembe ose me autobuz urban qe levizin nga dera e parkimit deri tek dera e hyrjes ne aeroport.

    • Jo 5 minuta Tarabosh, por balle per balle me hyrjen e Aeroportit.
      5 minuta jane parkime te tjera, me te medhaja per ata qe ndoshta levizin me makinat e tyre dhe i lene nese largohen per disa dite, ose per punonjesit.
      Po kjo qelbesira jo vetem qe mashtron, por i dergon mesazh popullit qe koncesioni Kinez nuk do hiqet
      Kaq i ndyre eshte ky shtet sa vazhdon te insistoje te mbeshtetet tek skandalet, dmth ka arritur kulmi i diktatures. Nuk merr asnje mase per te eliminuar shkakun, por vazhdon vjedhjen kombetare ne mes te dites. Jane miliarda qe shkojne te koncesioni.
      Kjo tregon se koncesioni eshte biznes personal i Ramutit, ndaj nuk e pezullon fare

  • koke breshke lik ja dhe kinezit dhe tani flet per siguri kopmbetare po shqiperia eshte ne nato prandaj e organizoi kete qe te kete kontrollin ne vendet e natos usa jo kina por likja do te beje demagogji por ne te semes do shkoj si ha njeri me keto makinacione…!!!

  • Po ne se kjo ministreshe ka kryer kontrolle dhe i ka lene detyra, pse nuk ka kontrolluar si jane zbatuar detyrat dhe t’i vinte gjoba sipas ligjit ?
    Nuk ndjen pergjegjesi kjo per c’ka ka ndodhur?
    Po vete a ka qene me pune drejtuese ne aeroport? Ne se po cfar ka bere per ritjen e sigurise ne aeroport ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *