Përplasje në bordin e administrimit të Universitetit të Mjekësisë, mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe anëtarëve të bordit, i cili përbëhet nga 7 anëtarë, 4 prej të cilëve nga ministria e Arsimit dhe 3 nga Universiteti.
Mirela Karabina Ministrja Karabina ka zëvëndësuar 4 nga anëtarët e bordit që kanë qenë të emëruar nga ish-ministrja Lindita Nikolla dhe ka emëruar 4 të tjerë. Këta të fundit kanë zhvilluar edhe më parë mbledhje, por që janë bojkotuar nga 3 anëtarët e bordit të zgjedhur nga universiteti.
Sot 4 anëtarët e zgjedhur nga Karabina janë mbledhur dhe kanë miratuar të katërt buxhetin, teksa duan të emërojnë edhe administratorin. Por sërish 3 anëtarët e Universitetit e kanë bojkotuar mbledhjen.Bord Buba, një prej anëtarëve të zgjedhur, ka thënë për News24 se mbledhja e sotme ishte e jashtëligjshme.
“Ne jemi me pushime dhe Karabina zëvendëson 4 anëtarë, ky është shkarkim, jo zëvendësim.Ata me këtë mbledhje cënojnë autonominë e universitetit, gjë që dëmton financat primarja, dhe më pas edhe zgjedhjen e administratorit. Nuk është e ligjshme kështu.
Në mbledhjen e bordit, duhet të jenë 3/5 e kuorumit të bordit për të votuar. Karabina e ka bërë këtë për të prishur autonominë dhe për të shtënë në dorë të gjithë financën dhe administratorin që bën punësimet,” tha Buba.

Moj nusja e sul kakrabines beji te fala titit. Keni humbur parajsen e ambasadave pasi i keni bere nje xhiro botes dhe tani vjen ne qeverine e te tjereve dhe ben te forten…Gallate e denje per barcaleta.
Po keta vetem per te bere ca fitime mundesisht me efekt afatgjate po i le Luli e Saliu akoma ministra e nuk po i terheq…