Minxhozi krah Beqajt për mjekët e 21 Janarit: duhen hetuar që ç’ke më të

anazapta

Gazetari e komentatori i njohur politik, Skënder Minxhozi, nuk mendon si një pjesë jo e vogël e opionionit se për ‘21 janarin’, duhet menduar si të shkojnë para drejtësisë kokat e asaj gjëme, e jo ca mjekë të mjerë, të cilët u ndodhën në kohën e vendin e gabuar atë ditë. Sipas Minxhozit, edhe ata duhen parë si pjesë serioze e çështjes.

Fjala është pra për dyshen Koçeku – Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, jepnin versionin e vrasjes së tyre nga afër, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga rradhët e opozitës.

Pas dekonspirimit të skemës qeveritarë për t`ia faturuar opozitës vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve , gati u harruan e u lanë pak si në periferi të asaj ngjarjeje që ende ka një jehonë të pashuar edhe sot. Por një deklaratë e ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqja, ditë më parë, i risolli në kujtesë opinonit dhe “lojën” e luajtur nga dy mjekët e Ushtarakut, të cilët pothajse nuk u ndjenë më pas ngjarjes. Për shumëkënd, është e tepruar të merresh me deklarimet e dy mjekëve, gjersa Berisha, ideatori i atyre vrasjeve dhe më pas fshehësi i tyre, është ende i pa çuar për t`u ballafaquar me Drejtësinë. Ndërsa për Minxhozin, ‘21 janari’, duhet të përfshijë në ndëshkim edhe dy mjekët, të cilët, për më tepër kanë shkelur me dy këmbët edhe betimin e Hipokratit.

Share This Article
3 Comments
  • Bashkekriminelet njesoj e kane fajin: si ai qe urdheroi ashtu edhe ai qe fshiu serverat e kompjuterat e kryeministrise, ashtu edhe mjeket, edhe ato qe qelluan, edhe ai qe firmosi, etj.

  • As dy mjeket, as tre policet dhe asnje tjeter nuk ka per t’u denuar.
    Kush do t’i denoje? Deri me tash askush nuk po kryen hetime dhe as po merret me kete ceshtje. Dhe askush nuk e ka ne mendje per t’u marre.
    Vetem nese me 21 janarin do te merren lopet e fshatit, sepse asnje njeri nuk ka per t’u marre me te…
    Mjere ata qe u vrane.

  • vendi i punes nuk mbrohet duke mashtruar e genjyer popullin se nje dite e verteta do te dilte por thelbi i ceshtjes mendoj se nuk eshte vetem kjo por hajde besoje ketij humanitari gjera ne drejtim te shendetit te njeriut.Ministri ka bere shume mire qe i dergon keto lloj palacosh mjeke para drejtesise dhe te pergjigjen per cka deklarojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *