Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA janë cilësuar gjithmonë si të pakrahasueshme. Mirëpo se fundmi janë bërë të shpeshta thirrjet e SHBA-ve kundrejt Kosovës për shfuqizimin e taksës 100% ndaj Serbisë.
Më e fundit ishte sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë që përfaqësohet nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett, e cila ka bërë edhe një herë thirrje në drejtim të Qeverisë së Ramush Haradinajt, për heqjen e taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
Në komunikatat e mëparshme, SHBA e ka “kërcënuar” Kosovën edhe me prishje të miqësisë në rast se nuk shfuqizonte taksën. Ndërsa nga ana tjetër kryeministri Haradinaj vazhdon të qëndroj i pa trembur nga këto deklarata duke u kundër përgjigjur herë pas here se taksa nuk hiqet nëse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Sipas SHBA, heqja e taksës do t’i hapte rrugë dialogut të Brukselit, për të cilin thonë se e mbështesin plotësisht si Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë është bërë një paralajmërim shumë i ashpër për qeverinë Haradinaj, duke thënë se çfarëdo veprimi që është në kundërshtim me interesat strategjike të SHBA-së, nuk mund të kalojë pa pasoja sa u përket raporteve bilaterale, në këtë rast Kosovë-SHBA.
Në këtë komunikatë thuhet se historia ka treguar që Kosova ka qenë e suksesshme vetëm atëherë kur ka qenë në një linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Por edhe pas presionit të ambasadës, kryeministri Haradinaj vazhdon të mbaj një qëndrim të hekurt lidhur me këtë çështje, duke ripërsëritur edhe një herë vendimin kundër shfuqizimit të taksës.
Shefi i qeverise u shpreh përsëri sot se Kosova do pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”, ka shtuar ai.
Komunikata e plotë e ambasadës amerikane në Prishtinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqës, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”.
Disa komentatorë dhe politikanë sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve në arenën ndërkombëtare.
Ne tërheqim vërejtjen kundër konstatimeve se Kosova ose cilido mik i SHBA’së mund ndërmarrin veprime që shkojnë kundër interesave tona strategjike, pa u përballur me pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale. Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqës dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive.
Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale.
l.h/ dita

Kosova fatkeqsisht nuk ka miq. Miq reale qe ta mbeshtesin ashtu sikur Rusia mbeshtet Serbine, Kosova nuk ka asnje te vetem. Vete kerkesa e “Miqve” te Kosoves per te hequr ate taksen me Serbine e tregon se sa pa miq reale eshte Kosova. Taksa e vene nga qeveria Haradinaj eshte krejt e drejte. Vendoset ndaj nje shteti qe nuk e njeh Kosoven si shtet. Bisedimet Kosove-Serbi sa kohe Serbia nuk njeh shtetin e Kosoves jane nul. Aq sa eshte nul dhe politika qe nxit keto bisedime koti.
Administratat e sotme e Uashingtonit nuk eshte me perkrahese e Kosoves. Ne keto kushte une mendoj se duhet vepruar me zhdervjelltesi. Le te hiqet formalisht taksa. Por te gjithe ata tregtare me shumice apo pakice qe importojne mall nga Serbia duhet te mbahen nen kontroll. Shitesit qe shet mall serb duhet t’i shkoje kontrolli financiar tre here ne dite. Dhe ne rast se ai vazhdon te tregtoje mall serb dyqani i tij ose vitrina duhet te jete bere shoshe. Kete nuk duhet ta beje shteti, por bijte e atyre qe kane luftuar per çlirimin e Kosoves. Dhe ne asnje menyre nuk duhet t’i jepet Serbise pjesa me e pasur e Kosoves. Asnje ndryshim kufijsh. Le te thone çfare te duan kancelarite perendimore apo Thaçi.
Mire,bukur Amerika paska interresa strategjike.Dhe duhet ti njohin Kosova dhe ta mbeshtesin.Po vete kosova a duhet te kete dhe kjo interresa strategjike per veten qe duhet ti njohin Amerika dhe ta mbeshtesin.
Nese nuk ekziston ky ballance drejtesi,don te thote se nuk ka absolutisht demokraci ndermjet shteteve te botes.Por Demokraci,i vogli ti nenshtrohet te madhit pa kushte.
Une mbeshtes me gjithe shpirte Z.Ramush Haradinaj.
Ka disa vite qe behen takime e biseda.Te gjitha nuk kan sjelle asgja perveqse si peshku ne dete e tigani ne zjarr.Kohet e fundit jane ngece me ndrime teritoresh.Gja kjo teper qesharake.Mbasi teritoret qe mendohet te ndrohen jane teritore etnike Shqiptare.
O mendimin tone ne mbeshtetje te z.Haradinaj o te shuhem te gjithe.Pergjegjesia do te bien mbi BE dhe Ameriken.Ku politika e tyre sa qesharake dhe e pa drejte ne shuarjen e kombit shqiptare.Xhandar nuk asht vetem ti biesh kerbaq tjetrit.Po asht edhe imponimi ne rastin konkret ndaj interresave te pavarsise te shetit te Kosoves.Asht kjo Kosove qe lindi Presidentin e pare Xhorxh Uashingtoni dhe nga ma te ndershimt e te gjithe presidenteve ku ky i sotmi lene tmerrsisht per te deshirue.
Botën e qeverisin oligarkēt qeveritë janë në funksion të tyre kështu që lider partiak a shteti që deklarojnë për miqësi politike ata vetëm na kanë mashtru cilit president amerikan i ha për miqësi me Ibrahim Rugoven a Hashim Thaqin kēta i humbën Kosovës rastin historik të realizimit të pavarsisë kur nuk vepruan në kohë dhe nuk vunë popullin ma heret në lëvizje dhe Kosova dotë ishte në Dejton ku psh. aty u kriju srbska republika që sot ka sovranitet ma të madh se Kosova
Në një mendje me shqetësimet e tre komentuesve të mësipërm, dhe për mbështetjen e qeverisë së Kosovës, por dua të shtoj.
Edhe pse vërehet një presion i madh ndaj Kosovës, dhe këtë e shohim dhe e ndjejmë të gjithë, vërehet se, në vend që gjithë faktori politik dhe diplomatik mbarëshqiptar të jetë i bashkuar, në një linjë dhe mirëkoordinuar mesvedi, po shfaqen fenomene përçarëse që do të na dëmtojnë shumë nëse vazhdohet kështu. Ndaj në këtë situatë, do të duhej një mbledhje e drejtuesve kryesorë të të dy vendeve, ku të thërriten dhe politologë e diplomatë me emër dhe të arrihet në një platformë të përbashkët veprimesh. Po ashtu nga kjo mbledhje do duhej të kërkohej sensibilizimi i lobeve pro shqiptare në Kongresin e ShBA ashtu dhe mobilizimin e shoqatave të shqiptarëve atje, të cilat duhet të punojnl me Departamentin e Shtetit, që mos rrezikohet ajo që është arritur në Kosovë. Është moment shumë delikat dhe mund të bëhemi sërish viktimë e interesave aktuale gjeopolitike, siç fatkeqësisht kemi qenë historikisht. Por, gjithsesi në rapirt me të kaluarën, ka një gjë mjaft pozitive që na ndihmon. Duhet shfrytëzuar momenti që sot faktori shqiptar në Ballkan, nuk është ai i kohëve më parë. Sot ka dy shtete shqiptare, zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë forcuar faktorin shqiptar atje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shqiptarët në Mal të Zi e diasporë. Pra bashkimi i të gjithë forcave do t’ua bëjnë më të vështirë punën atyre që mund të rrezikojnë sërish interesat shqiptare në trojet e tyre etnike, për interesa të të tjerëve.
Duhet rezistence nga qeveria e Kosoves dhe posacerisht nga Ramush Haradinaj, gjate vitit qe jemi, 2019. Bashkerendim te politikave Shqiperi-Kosove. Ne rast se arrihet kjo gjate ketij Viti, punet kane per te ndryshuar Ballance ne favor te shqiptareve.