Miqësoret, Skënderbeu e nis me humbje me HNK Rijekan

Dita

Skënderbeu e nis me humbje serinë e miqësoreve gjatë fazës përgatitore në Austri. Ne testin e parë, kampionët e Shqipërisë u përballën me kroatët e HNK Rijeka-s, duke u mposhtur 2-1 nga skuadra që ka në pronësi Odise Roshin.

Takimi i planifikuar në orën 17:00 nisi 30 minuta me vonesë për shkak të motit të nxehtë. Skuadra e Agostinellit e nisi sfidën me Salihin dhe Xhejms në sulm të mbështetur nga debutuesi Fukui dhe Liridon Latifi.

Në fushë ishte edhe mbrojtësi i afruar së fundmi, Hektor Idrizaj, ndërsa dyshja qendrore e repartit difensiv përbëhej nga Radas dhe Osmani.

Në këmbët e korçarëve ndihej lodhja prej përgatitjeve intensive dhe kjo u shfaq në minutat e para, me dy gola të pësuar në harkun e 8 minutave.

Në të 20-ën Misiç kaloi Rijekan në avantazh, ndërsa pas tij ishte Matei ai që realizoi për kroatët.

Skënderbeu rihapi ndeshjen me golin e nigerianit Xhejms në minutën e 35-të, por me testet e shumta të kryera nga trajnerët e dy skuadrave, rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e sfidës.

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, miqësoret e Skënderbeut përballë rivalëve prestigjozë do të vazhdojnë më 3 korrik, ndaj kampionëve të Azerbajxhanit, Qarabag të Ansi Agollit dhe më 5 korrik përballë izraelitëve të Maçabi Tel Aviv.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *