Miqësorja e luksit, Itali-Spanjë mbyllet në barazim

redaktor

Ka përfunduar në barazim 1-1 miqësorja e luksit mes Italisë dhe Spanjës.

Një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat pasi u mor shumë seriozisht si një provë për gjendjen e tyre në prag të Europianit.

Në stadiumin e Udineses gjithçka ishte e blinduar për shkak të ngjarjeve të fundit në Belgjikë, megjithatë vëmendja kryesore ishte tek futbolli.

Golat u shënuan të dy në pjesën e dytë, Insigne zhbllokon lojën për “axurrët” e Contes, por pak minuta më pas është Aduriz që barazon në 1-1 dhe me këto shifra mbaron kjo përballje mes Italisë dhe Spanjës. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *