Miqësorja e veçantë, skuadra e Fanatics mposhtin Tiranën

Dita

Për të konfirmuar lidhjen e ngushtë që ekziston mes skuadrës së Tiranës dhe tifogrupit “Tirona Fanatics”, në fushën stërvitore në kompleksin “Skënder Halili” u zhvillua një miqësore simbolike mes ekipit kryesues të Kategorisë Superiore dhe mbështetësve bardheblu. Me qindra tifozë të Tiranës kishin mbipopulluar ambientet stërvitore, në shenjë mbështetjeje për skuadrën që po vuan prej një kohe relativisht të gjatë mungesën e tifozëve në sfidat e shtëpisë, si rezultat i masës ndëshkimore të dhënë në FSHF për ngjarjet e “Loro Boriçit”. Sigurisht që impenjimi i lojtarëve bardheblu në fushën e blertë ishte mëse modest, çka u reflektua edhe me shifrat përfundimtare të takimit. Koha e rregullt përfundoi në barazim 4-4, ndërsa pas goditjeve të 11-metërshave, formacioni i tifogrupit “Tirona Fanatics” triumfoi 4-2. Përtej rezultatit simbolik, ajo që ra në sy ishte lidhja organike që skuadra e Tiranës ka me mbështetësit e saj, të cilët me praninë e tyre në të gjitha stadiumet e Shqipërisë e kanë amortizuar në maksimum ndikimin e zhvillimit të shumë ndeshjeve të Tiranës pa praninë e tifozëve, duke dhënë një mesazh të qartë se suporti i tyre do të jetë maksimal deri në arritjen e objektivit përfundimtar, që është titulli kampion.

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Cfare reklame qe i beni kesaj skuadre. Nese kjo eshte risi per skuadren e Tiranes nuk do te thote qe lidhje te ngushta e te forta mes tifozerise dhe skuadrave te tjera nuk ka. Por nuk kuptoj pse kaq reklame kesaj skuadre. Mos harroni qe Shqiperia nuk eshte vetem Tirane. Nejse ky problem shqiptar nuk lidhet vetem me sportin por ne te gjitha fushat e jetes. Tirana eshte kryeqyteti i vetmi ne bote qe su be kurre qytet, se nga katund u be kryeqytet.

  • o tifozi po ket gjo nuk e ka bo nai ekip tjeter ose nai tifozeri tjeter mer tyte pranaj eshte ne titull miqesorja e vecante, leje masanej kur shkru per tirones qe nga fshat u bo kryeqytet , gjynof qe nuk bon ate qytetin tat kryeqytet mund edhe te ishim me rehat nuk do kishim pas nevoj te msoshim frengjishten , anglishten edhe italishten e veriut ne mes te tirones…pastaj konviktoret qe keni sjell nuk i jepte dot njeri tjeter kuptim pervec se tironsve…nuk po vazhdoj mo se ju alpinet te lodhni koken

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *