Kukësi ka luajtur dje kundër kampiones së Uzbekistanit, Bunyodkor, dhe është mundur 1-2. Autor i golit për verilindorët ishte Vilfor Hysa. Sipas të dhënave që vijnë nga Turqia, ku dy skuadrat po kryejnë fazën përgatitore, skuadra shqiptare është paraqitur mirë dhe niveli ka qenë i kënaqshëm. Trajneri Naxhi Shensoji ka aktivizuar të gjithë lojtarët, përfshirë nigerianin Uche dhe egjiptianin Mohamad, që janë dy të ardhurit e rinj.
