Miqësorja me Shqipërinë, Shevchenko bën kërkesë të çuditshme

DITA Online

 

Pas ndeshjes miqësore ndaj Kosovës mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë edhe ndaj Ukrainës së drejtuar nga ish-ylli i Milanit Andriy Shevchenko.

Ndeshja ishte parashikuar të luhej në stadiumin e Evian në Francë më 3 qershor, por Shevchenko ka kërkuar së fundmi të ndryshohet stadiumi.

Kërkesa e tij ka shkuar deri në FIFA dhe tashmë po diskutohet me organizatorët e të dyja palëve, por ende nuk ka një vendim.

Kërkesa mund të vlerësohet si e çuditshme, pasi shqetësimi i trajneri të Ukrainës nuk është terreni, i cili është në kushte mjaft të mira, por kapaciteti i stadiumit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *