Miqësorja Shqipëri-Norvegji, nis shitja e biletave

Dita
????????????????????????????????????

Federata Shqiptare e Futbollit, sot, ka njoftuar se ka filluar nisja e shitjeve të biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Norvegjisë, e cila do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”.

Federata nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë se ka nisur  shitja online e biletave, në faqen e internetit të saj, ndërkohë që ka zbuluar edhe çmimet e tyre.

Një biletë në tribunën VIP është 6 mijë lekë të reja, ndërsa në tribunat B3, A2 dhe A3 biletat do të kushtojnë 4 mijë lekë të reja.

Çmimet ndërkohë për tribunat B2, B4, A1, A4, do të kushtojnë 3 mijë lekë.

Janë rezervuar edhe bileta më të lira në tribunat e tjera të stadiumit, që shkojnë nga 700 deri në 300 lekë të reja.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *