Një ditë pas zyrtarizimit të kandidaturës për në Prrenjas, Miranda Rira ka zbritur në terren për të takuar strukturat dhe elektoratin.
Ajo është shoqëruar me deputetin e PS-së, Taulant Balla.
Mësohet se Miranda Rira dhe Balla zhvilluam takime me banorë të Prrenjasit, Qukësit, Rrajcës dhe Stravajt. Gjithashtu u zhvillua një takim me drejtuesit e Partisë Socialiste të njësive.
