Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, reagon ashpër PD

Leda Hysa

Opozita jashtë parlamentare ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve të reja kushtetuese në Komisionin e ligjeve, ku në një deklaratë të përbashkët thuhet se tentativa për prishjen e dakordësisë së 5 qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA-BE, është përgjegjësi vetëm e Edi Ramës.

“Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njëanshme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe  shoqëror të vendit.

Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri”, mbylle reagimi i opozitës jashtë parlamentit.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • A mor hunderra e dini humbjen e sigurte dhe krijoni alibira. Nuk i jep populli pushtet nje partie qe ben aleance me Nafije dybekun e leshitlikes , particka e drejtoreve dhe ministrave superhajdute. Nuk i jep pushtet populli nje partie qe ka ne radhet e saj banden e Flamur Herman Geringut, Enkeled Alibajga, Klevis krrici i faros, Strazua me patllake, Homo salianji, Bardh spahia qe dogji shkollen ne shkoder me Voltana serben per te djegur materialet zgjedhore vjet. Pra rrini mire aty ku jeni duke vajtuar rrugeve prej 2 vitesh , tani bashkohuni ne revolucionin lefterohunderromaliqjan dhe nafijedybekobaxhellian qe po pergaditet ne haremin e Jales.

  • Megjithate opozita do fitoje. Sa per aleancen me LSI Edi nuk fitonte kurre ne 2013 pa ndihmen e tyre dhe ne 2017 pa paret e droges. Edhe per 2021 ka filluar fushaten duke falur borxhet qe u kane bashkive.

  • mos ben sikur bertet se edhe ty te pelqen qe te hapen jo plotsisht listat ,te mos kete koalicione sepse ti lul bashkepunon me ramen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *