Miratimi i rezolutës për antisemitizmin, SHBA: Krenar që e quajmë Shqipërinë partnere dhe aleate

Ornela

Ambasada e SHBA ka reaguar pas miratimin me 111 vota në Kuvend të rezolutës për antisemitizmin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ambasada thekson se ky akt na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.

Ndër të tjera SHBA shkruan se janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi.

“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Do ishit me krenar nese nuk do kishit strehuar ne SH.B.A antisemitin Xhaferr Deva.Qenia e tij si antikomunist nazifashist nuk e justifikon edhe perdrimin e Deves si kavie eksperimentale ne veprime terroriste kunder shtetit shqiptar.

    cfare thote horoskopi per xhaferr antisemitin
    .
    Divizioni „Skëndërbue“ ishte përbër vetëm prej shqiptarëve nga territori i Kosvoës dhe i Maqedonisë që ishte themeluar më ne fillim te 1944. Duhet cekur se shumica e personave që kishin vepruar në këtë division, më parë ishin në devizionin Waffen SS Hanxhar të Bosnjës dhe të Kroacisë, kurse më 1944 ishte krijuar divisioni vetëm me shqiptarë. Njëri nga protagonistët e këtij divizioni ishin Bedri Peja(ni) dhe Xhafer Deva. Bedri Pejani dhe Xhafer Deva ishin antisemitë të njohur të asaj kohe. Divisioni „Skënderbeu” kishte tubuar rreth vete 6491 vullnetarë shqiptar dhë që kishte për detyrë të luftonin në krah me gjermanët e kjo dmth edhe të dorzonin hebre gjermanëve. Vetëm një një kohë shumë të shkurtër divisioni „Skënderbeu” kishte tunbuar në Prishtinë und Gjakovë 400 hebre prej nga u dërguan në kampin e përqendrimit në Gjermani, në Bergen-Belsen afër Hannover-it.ku edhe vdiqën. Sa i përket numrit të personave ka disa mendice. Sipas Dzeletovic Ivanov ka të bëjë me 400 hebre kurse sipas Noel Malcolm ka të bëjë me 281 hebre që janë dorëzuar në duart e naziztëve gjerman nga ana e SS Waffen divisionit Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *