Miratohen anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore

anazapta

Qeveria miraton emërimin e anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.  Sipas vendimit të Qeverisë komisioni do të kryesohet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Mimoza Dhëmbi, Edmond Ademi, Ahmet Mançellari dhe Anduena Dedja. Në vendim përcaktohet se anëtarët e Komisionit të Ndihmës Shtetërore marrin shpërblim për çdo mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj, dhe masa e shpërblimit të jetë 10 000 lekë për çdo mbledhje. Fondet e shpërblimit të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.  Vendimi nr.20, datë 13.1.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e Komisionit të Ndihmës Shtetërore”, i ndryshuar, shfuqizohet.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • o z. minister po shikoj qe dhe ju hiqni njerez me integritet dhe profesionite si z. zef preci dhe i zevendesoni me servila e sahan lepires prane jush turp e per cfare per 10000 leke ne muaj kjo eshte rilindje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *