Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Penal
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Penal
Aktualitet

Miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Penal

redaktor
Published April 3, 2013
Share
SHARE

Edhe në rastet kur PD dhe PS arrijnë konsensusin me vota, sërish përfaqësuesit e tyre nuk i shpëtojnë konfliktualitetit. Kjo ka ndodhur dhe në Komisionin e Ligjeve, ku diskutimi për Kodin Penal shkaktoi një përplasje verbale, mes Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu dhe deputetes socialiste,  Ermonela Felaj.

“Pa shiko Kodin Penal, ka 12 vjet që ka këtë që propozon ti për marrëdhëniet seksuale me dhunë. Shih Kodin para se të sjellësh propozimët”, iu drejtua deputetja Felaj ministres Bregu.

Ndërsa Bregu iu përgjigj: “Meqënëse e ngre zërin, këtë e ke element të dobësisë dhe mungesës tënde të intelektit. Neni 102 parashikon marrëdhëniet seksuale me dhunë me të rritur, jo brenda familjes, prandaj lexoje me kujdes dhe shpresoj të ketë mbetur diçka sa për ta kuptuar. Je ti ajo që ke nxjerrë nga burgu ata që kanë trafikuar gratë dhe ke shkuar në çështje penale. Ke probleme shumë të mëdha gjatë historisë tënde”.

Ministrja e Integrimit  është propozuese e një seri ndryshimesh në Kodin Penal kundër dhunës në familje, të cilat iu bashkangjitën paketës së amendimeve të ministrit Halimi.
Kodi Penal, ligj me 84 vota, mori konsensusin e opozitës në parim dhe parashikon rritje të viteve të burgut për vrasjet e policëve dhe dhunën ne familje. Arsyeja për këto ndryshime, sipas ministrit Halimi, është dënimi qesharak për vrasjet në mbarë vendin.

“600 çështje penale kishin shkuar nga Prokuroria në Gjykatë dhe nga këto, 90 përqind e tyre prokurori kishte kërkuar minimumin e dënimit. Nga 600 çështje vetëm 20 kishin shkuar në Apel, pse? Sepse gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët kishin gjetur hapësirën ligjore, kishin shkuar me minimumin e dënimit”, deklaroi Halimi.

Po me konsensus u miratua rritja e pagave të gjyqtarëve, por këta të fundit do të mund të përfitojnë nga ky ndryshim vetëm në janar të vitit të ardhshëm, pasi fatura financiare prej 203 milionë lekëve detyron ndryshime në buxhet, të cilat, nuk mund të kryhen para zgjedhjeve.

redaktor April 3, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?