Miratimi ka ardhur pas disa debatesh lidhur me garancine e sigurise publike dhe shtegut qe mund te kere ky projektligj per abuzime te ndryshme.
Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, duke ftuar deputetet e opozites te votojne projektligjin per Amnistine me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise, duke garantuar se ai nuk le asnje shteg per abuzime.
“Në kuadër të 100 vjetorit nuk mund të rrinim pa paraqitur një pr/ligj po aq të rëndësishëm për faktin se në gjithë këto vite pluralizëm në cdo përvjetor ky Parlament ka miratuar një ligj për amnistinë”- tha ai
Sipas Halimit, per te eshte punuar me ekspertë në lidhje me përgatitjen e neneve për personat që do të amnistoheshin, mund të kishim amnisti më të gjërë. “Por, ajo që prevalon është ndjenja qytetare për siguri publike”,- tha ai.
Halimi ka theksuar me tej se nuk duhet te spekulohet me pr/ligjin në lidhje me aludimin se qeveria do të amnistojë të dënuarit e Gërdecit, pasi ligji ka dalë për këshillim në shtator ndërkohë që pragu ku i thuhet stop veprimeve proceduriale është gushti. “Le te bejme nje gjes humanizmi, per 2500 familje ne kete 100 vjetor”- tha ai.
Në variantin përfundimtar që do iu paraqit sot seancës parlamentare u vendos që të mos përfitojnë amnisti as komisionerët e zgjedhjeve, të cilët akuzohen për prishje të procesit zgjedhor. Në të njëjtën kohë u ra dakord që të amnistohen personat që kanë marrë dënim deri në dy vjet burg për dënime deri më 30 shtator 2012.
“Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti sipas këtij ligji: personat e dënuar me burgim deri në dy vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 shtator, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi. Procedimi penal nuk mund të fillojë. Nëse ka filluar, duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri më 30 shtator 2012, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë”, thuhet në ligjin e miratuar dje ne Komisionin e Ligjeve.