Qeveria ka miratuar dëmshpërblimin për të ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist. Sipas vendimit do të miratohet dëmshpërblimi financiar për ish-të dënuarit politikë, sipas listës “A. Dënim me Burg, Izolim në hetuesi, Izolim në institucion mjekësor”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Më tej thuhet se masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
Shuma e llogaritur të transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9831, datë 12.11.2017, të ndryshuar.

Po te denuarit nga politika demokratike kur do te demshperblehen ?
Shume mire qe demshperblehen te denuarit polituik POR ndersa ata vuanin denimin NE sot vuajme pagesen e tyre nga te ardhurat tona direkte ose indirekte.E
Ka 25 vite qe paguhen te Denuarit politik por sa kene qene keta mor jahu,pembarismisht ?????