Miratohet ligji për importin e mbetjeve

Elton Tafaruci

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese miratoi sot ligjin për importin e mbetjeve, i cili do të shkojë për miratim seancën e së enjtes.

Dy deputete të PD-së, Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku, abstenuan me pretendimin se Shqipëria nuk ka kapacitete monitoruese.

Gjatë diskutimeve në mbledhje, kreu i Komisionit, Eduard Shalsi, në cilësinë e njërit prej deputetëve që ka firmosur një propozimin ligjor për kthyer importin e mbetjeve në Shqipëri, tha se projektligji vjen me 6 ndryshime.

Eduard Shalsi: “Votimi u shty pasi ishte programuar për në datën 21 korrik, por u shty për shkak të sugjerimeve dhe argumentave për disa ndryshime.Ndërhyrjet mu dukën logjike dhe për këtë vendosëm të pasurojmë draftin”.

Shalsi sqaroi më tej tej se një nga ndryshimet është ndalimi i importit të mbetjeve për magazinim dhe djegie.

Ndryshimi i dytë është se do të importohen vetëm mbetje jo te rrezikshme të dedikuara për riciklim.

Eduard Shalsi: “Propozuam që importi i mbetjeve të kryet vetëm në dy apo tre pika doganore që plotësojnë kriteret. E drejta e importit do jetë vetëm për ato subjekte të licensuara për riciklim”.

Lidhur me këtë propozim, deputeti demokrat Genc Ruli u shpreh se: “Riciklimi është i domosdoshëm, por rreziku është që vendi ynë mund të kthehet në vend depozitimi. Për këtë duhet të rritet kontrolli dhe të forcohen ligjet, nuk duhen paragjykime”.

Ndërsa deputetja, Mimoza Hafizi, u kërkoi anëtarëve të Komisionit të votojnë kundër këtij projektligji.

Mimoza Hafizi: “Ju kërkoj të votoni kundër këtë ligj. Kemi 65 mijë firma të qytetarëve që janë kundër. Të gjithë e dimë se sa problematik është ky proçes.Nuk keni rritur asnjë kapacitet monitorimi, pavarësisht pretendimeve tuaja. Institucionet shqiptare nuk janë të afta për kontrolle”.

 

Share This Article
5 Comments
  • Import-eksport(marre dhe jap).
    Krahas importit te plehrave beni dhe eksportin e plehrave.
    Europa pa na ba anetar te tyre na mbushin me plehra.Kjo nji fitore e shkelqyer e sistemit kapitalist ne Shqiperi.
    Si do t’iu pergjigjte diktatori europes dhe politikanve vendas.A mund ta imagjinoni!

  • Une si qytetar votoj kunder ketij projektiligji dhe neser, nese do te jete e nevojshme do te dal te protestoj kunder tij. Shteti Shqiptar nuk eshte i afte te monitoroj asgje dhe kjo po shikohet me se mire nga dy emisionet kryesore investigative te TV-ve kombetare. Mafia italiane e mbetjeve duhet te gjeje vend tjeter ku te hedhe lendet e rrezikshme kimike apo radioaktive.

  • Bravo i qofte Mimoza Hafizit qe kundershtoi keto kermat qe aprovuan menxyren me te madhe per te ardhmen e Shqiperise. Rilindja e pleherave vazhdoni votojeni perseri se nuk keni pare gje akoma derisa tua marre edhe frymen e fundit.

  • 1) Turp dhe fatkeqesi, qe 3 plehra-deputete te se majtes??, marrin inisjativa mafioze ne dem te mjedisit dhe shendetit te popullit shqiptar. Arsyetimet e tyre gjoja ekonomike dhe organizative, nuk qendrojne dhe u sherbejne perfitimeve personale te klanit mafioz ne PS, LSI, PD etj., si dhe mafies italiane-shqiptare-greke te plehrave.
    2) Para tre vjetesh Kryeministri Edi RAMA e percaktoi drejt me ligj qendrimin ndaj plehrave= mbeturinave= mbetjeve= hedhurinave= MSW & RDF, ne dy veprime parimore dhe te mundeshme: (a) JO importimit te plehrave; (b) Te permiresojme menaxhimin e plehrave te vendit tone, duke pakesuar gjenerimin e tyre dhe duke permiresuar perdorimin e tyre ne interes te mjedisit e shendetit te popullit tone. Pse zotni Edi Rama ndryshoi qendrim ? Ai duhet ta dije se e humbet perfundimisht mbeshtetjen e popullit dhe te se majtes (perjashto mafiozet e politikes dhe te biznesit).
    3) Vendimi i dyte i qeverise Rama pati disa efekte pozitive ne keto tre vite, megjithate beteja duhet te vazhdoje me force pavaresisht presionit te mafies. Ne akoma importojme plehra, mbeturina, mbetje te parrezikeshme si p.sh.: >Pleh lulesh me origjine llumrat e pastrimit te ujrave te zeza te EU; >Rroba e Kepuce te perdorura nga vendet e EU; >Automobila e autogoma te perdorura nga EU; >Skrape metalike per metalurgjine; > Qymyre jofosile per industrine e cimentos etj. etj..Ky eshte fronti real per Qeverine dhe Popullin per permiresimin e mjedisit, te shendetit dhe ekonomise (industri, turizem, punesim) te vendit, duke qene te paster e te ndyshem nga qeverite paraardhese.
    4) Zotni Edi Rama, si kryeminister duhet te degjoje ekspertet e PS me edukim/shkollim perendimor dhe vendor, qe dine te lexojne, kuptojne dhe interpretojne drejt Direktivat Europiane ne kushtet e Shqiperise. Gjithashtu ai duhet te keshillohet me institucionet e vendeve antare te EU, qe nuk jane komshinj te atdheut tone (si Gjermania, Danimarka, Austria, Cekia, Sllovenia etj.) qe nuk kane interes te na percjellin plehrat e tyre. Shqiperise i mjaftojne dhe i teprojne plehrat e saj.

  • Eduart Shala po na mbush mendjen se vendet qe do te eksportaojne mbeturinat si Italia, do te mbajne per vete plehrat qe do te digjen dhe toksike per te shkaterruar ambjentin e shtetit te tyre dhe ne Shqiperi do te dergojne plehra qe mund te perdoren edhe per ushqim.
    Cohu o popull e groposi keta deputete plehra se bashku me plehrat, nga bojaxhiu Rama, Shalesi kar-agjoz e me rradhe, kujdes me mbetjet radioaktive te LSI, partise private te Like Floririt, nuk po ngopen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *