Miratohet ligji për kufizimin e mandatit për kryetarët e bashkive

Saimir Lleshi

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar ndryshimet ligjore për qeverisjen vendore.

Ligji i ri parashikon kufizimin e mandateve për kryebashkiakët jo më shumë se tre mandate.

Relatori i ligjit, deputeti socialist, Bashkim Fino kërkoi që ky mandat të kufizohet vetëm në 8 vite dhe jo 12 vite. Por deputetët e majtë në komision votuan për propozimin e parë.

Kjo është hera e parë që në vendin tonë kufizohen mandatet e kryetarëve të bashkive, disa prej të cilëve kanë thuajse 20 vite që rizgjidhen në të njëjtin pozicion. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *