Pas debateve në Komisionin e Ligjeve sot është miratuar projekt vendimi për krijimin e nënkomisionit ad hoc, që do të përzgjedhë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Anëtarët e nënkomisionit ad hoc u zgjodhën dje si nga ana e opozitës ashtu edhe nga qeveria.
Përfaqësues të PS-së në nënkomisionin e Ad Hoc u zgjodhën: Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Bushka.
Oerd Bylykbashi përfaqësues i grupit të PD në komisionin Ad Hoc të përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Ndërsa nga radhët e LSI është zgjedhur si përfaqësues Nasip Naço.
Opozita përmes deputetit Halimi deklaroi se do të marrë pjesë në komision, pasi bojkoti do t’i jepte sipas tij, mundësi shumicës për t’i kapur.
“Bojkoti i këtyre proceseve do i japë maxhorancës mundësinë për kapjen e drejtësisë. Me qëndrimin e PD për të marr pjesë në procesin e ngritjes se organeve të reja të drejtësisë ne i bëjmë një shërbim të madh vendit” tha deputeti demokrat. Ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Manja uroi që opozita të ruajë një rol konstruktiv. “Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi”.

Komenti im…..
Me se fundi ujqer e cakej pjellat e se njejtes buce u bene bashke dhe kjo jo ne te miren e shqiptareve qe mesi presin Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe zbatimin e ligjit te Dekriminalizimit,ligj qe ne unison keta palo te zgjedhur ne unison e pshurren.Ne moralin e tyre eshte te perfundojne sa me shpejt Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe zbatimin me korrektesi te ligjit te Dekriminalizimit,ndryshe sado leke te piset dhe pushtet qe te kene ata te marre sebashku do ta shikojne veten ne bangen e drejtesise,si bashkefajtor ne riciklimin e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne Tiranen zyrtare ne dite e vite deri me sot,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr dhe nesermja e afert ne burg te Recit dhe pa kthim.doni apo nuke doni ju o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere qe ju ndrysi nata,o mije kenetash dhe mizakali.
NUK BEHET VETING ME KETA POLITIKANE, QE KOMISIONERET E VETINGUT I ZGJODHEN VETE, GJYSMAT NJERI DHE GJYSMAT TJETRI!!!! u DHANE EDHE 6 MILION LEKE RROGE NE MUAJ PER TE BERE CTU DOJE QEJFI ATYRE!! DHE TE MOS E BEJNE PO UA MBAJTI!!!!