Një projektligj për “Shërbimin Publik të Varrimit” parashikon edhe djegien e trupit të viktimës. Projektligji u miratua dje njëzëri në parim nga deputetët në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni shpjegoi shtesën, përkatësisht mënyrat e tjera të varrimit: “Me anë të këtij projekligjit parashikohet edhe futja e formave të tjera siç është kremimi ose diegia e trupit”. Gjermeni arsyetoi se ndryshimet në ligj janë të domosdoshme pasi në vend, veçanërisht në Tiranë, është krijuar problematikë e skajshme me mungesën e hapësirave në varrezat publike në Sharrë dhe në Shish Tufinë. “Nga ndryshimet parashikon ngritjen e varrezave private, gjithashtu i japim të drejtën komuniteteve fetare të ngrenë varreza,” tha Gjermeni.
Format e varrimit
Forma të tjera të varrimit të parashikuara në projektligj janë nën tokë, mbi tokë apo kremim dhe transformimi i kufomës me nxehtësi të lartë siç kategorizohet djegia e trupit. Por, projektligji ndalon kremimin pa lejen e familjarëve të viktimës duke përcaktuar kushtet vetëm nëse:
-Do të jetë dhënë leja e varrimit nga Zyra e Gjendjes Civile të njësisë përkatëse vendore;
-Të njihet identiteti i personit që ka ndërruar jetë;
-Të vërtetohet me dokument se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore;
-Të vërtetohet me dokument se shkaku i vdekjes është konstatuar jashtë çdo dyshimi;
-Nëse rrethanat e mësipërme nuk përmbushen, kremimi përdoret vetëm me autorizimin me shkrim të prokurorisë.
Në të njëjtin ligj për nuk lejohet kremimi nëse familjarët e viktimës nuk pajtohen, pavarësisht nëse është lënë me gojë (amanet) si dhe kur ritet fetare nuk e pranojnë kremimin.
Projektligji parashikon ndërkaq që hiri i kufomës së djegur të vendoset në varrezat përkatëse, por nëse është lënë me gojë (amanet) të hidhet, atëherë duhet bërë në det të hapur dhe larg ujërave të përdorshëm. Ministria Gjermeni shtoi se projektligji parashikon edhe ngritjen e varrezave historike kulturore dhe shtetërore.

i pari te digjet ai qe ka bere ligjin me gjithe partine e tij ………………..
Nuke e di sa kapacitet ka furra e djegjes por mendoj qe kointigjenti i pare te jete; Sali Berisha…Jozefina topalli..Genc Pollo..Genc Rruli…Lul Basha…Llalla+ Nishani..Mill Fufi..Fatmir Mediu….Sadri Abazi.. Tom Doshi..Ilir Meta..Edi Paloqja..Lefter Koka..Shpetim Gjika+ Vangjushi..etj kjo vetem prava e pare ka dhe shume te tjere po do presim dhe 3 vjet te tjera sepse furra ka kosto te madhe…
pse nuk keni shkruar qe pas 15 vitesh behet zhvarrimi nese nuk paguan. Cfare paradoksi. Te marrin hektare prona e nuk te lene pas vdekjes as 2 meter vend. Pronen ta marrin per se gjalli pa shperblim,kur vdes te kerkojne lek e po s’pagove te ndjekin. Bythshqyer pa limit.
dakord, njerez qelbesira…punon dhe paguan shtetit taksa gjithe jeten dhe ne fund nuk te japin as edhe nje pellembe vend sepse jane te paafte te parashikojne dhe te shpronesojne nje pellembe toke..turp per shtetin..
Zonja eshte e vertete qe edhe bota moderne e ka nje ligj te tille , por eshte injorance shekullore kur degjon nga goja ministres se per problemet qe jane krijuar ne TIRANE per mungese toke dhe ne po i zgjidhim problemin me djegie te kufomes nuk kundra ketij ligji por mire eshte qe te pyeten komunitetet fetare se ndoshta japin sado-pak vlersimet e tyre per kete problem .Per sa i perket problemit te tokes ne tirane eshte shteti ai qe do zgjidhe , dhe jo ai qe ka vdekur .Ndersa problemi i varrezave private apo shteterore ,zonja ministre mos u beni qesharake se i takon edhe fukarait nje cope toke , i hoqet buken e gojes sa ishte gjalle te pakten dy metra toke per se vdekuri i takon SE KESHTU I THONE QE TE VDESE VETEM AI QE ESHTE I PASUR SE VETEM AI DO TE VARROSET QE PER MENDIMIN VETEM JU POLITIKANET SHKOFSHI SA ME SHPEJT NE ATE BOTE SA BOTE KETEJ SA ISHIT VETEM SHERIN JU PAME ,.PERSHENDETJE NGA NJE VDEKUR QE NUK VEND PER TU VARROSUR SE I KA BLERE TOKEN NJE VDEKUR TJETER PASANIK. O ZOT KESAJ I THONE TE KESHE FRIKE PER TE VDEKUR, SE NUK KE TOKE KU TE VARROSESH.
Keshtu eshte kur ligjet i bejne ata qe vulosin dhe certifikojne grabitesit e tokave.
Maloku dhe fshatari ka lene shpellen dhe katundin, mbasi grabit tokat ne Tirane, Durres. Bathore e gjithandej, ka rrethuar bacen me mur se cuni i ka 5 kalamanj dhe kur te rriten do i bej sejcilit nga nje shtepi qe te martohet. Dhe kur e pyet gazetari po shtepine e tij ne malsi a do ja lere ndonje qytetari qe tja marre ashtu si ka marre ky token e tjetrit, shpellari pergjigjet. “Ajo eshte prona ime dhe une e mbroj me pushke , or taj”
Tani ai i grabituri nuk ka ku te varroset se ka ardhur malokeria, katunaria provincialet .
hahahahahahahahahah…
Nje mendim kam une : te paret tane mijera vite me pare nuk jane me dhe varret ne fshatrat e qytetet nuk shtoheshin pambarim .
Token e varreve e kish cdo fis (gjak) si e quajme ne i cili vjen nga mbiemri ,varroseshin te gjithe ne ate vend ,por pa e betonuar vendin me gure ose mermer si tani me kalimin e viteve varret harroheshin treteshin dhe vendi dystohej po prape lendine . Pas 200 apo treqind viteve po kJo toke mbi te vdekurit e pare (pra ne gjakun e vet ketheheshin pasardhesit ndoshta jo te nena e babai por tek stergjysherit e vet )
Per kedo qe do e gjykoje eshte e pranueshme dhe qetesuese ,ndersa qysh i gjalle te mendosh se do te te djegin eshte anti humane .Toka ka vend per te gjithe bijte e saj .
Pra TE NDALOHET ME LIGJ CFAREDOLLIJ BETONIMI E MUROSJE I TE VDEKURVE DHE SECILI FIS TA ZGJIDHE VETE KUNDREJT KETIJ LIGJI . KUSH KERKON TE VEJE MERMER OSE BETON TE CAKTOHEN VENDE TE POSACME NGA PERFAQESITE FETARE KUNDREJT NJE CMIMI QE TA PAGUAJNE VETEM MILIARDERET.
Une jam per varre familjare,por ne fakt gjithkush le testament per zgjedhjen e pertejshme.Jam per kremim,nga pluhuri erdhem,ne pluhur do shkojme.Te vendosen rregulla estetikisht te pranueshme,mjaft me mauzoleume dhe qivure me shtate kate,sikur piramidat e faraoneve.Keto gjera jane thjesht biznes,nuk e kthejne njeriun ne jete.Do respektuar njeriu per se gjalli dhe mjafton nje qivur i thjeshte.
Nuk sqarohet ne ligj dhe ne publik :
Kush nga politikanet e ka marre liçencen per ndertimin e krematoriumit , furres se djegjes te shqiptareve ?
Mund ta kete marre Saliu,Jozefina apo do ja japin Fatosit ?
Apo e kane te gjithe bashk ne nje shoqeri anonime me aksione tek Credins Bank ?
Zoti e di sa do ta vene çmimin. Nuk u ngopen duke na rjepur per se gjalli,por kerkojne te na zhdukin edhe pas vdekjes sepse kane frike se mos ngjallemi.
Po kur te vije koha e Ringjalljes, a do te Ringjallen ata qe jane bere hi ?
Na i hoqen edhe kete shprese te zotit ? Ç thote feja per kete ?
Ata qe kane miratuar kete ligj mbajne pergjegjesi para Zotit Krisht (ashtu sic mbajne edhe ata qe miratuan abortin,..etj),..Trupi eshte i shenjte dhe ka periudhen e ti te shperberjes se plote (rreth 5 vjet), por eksperienca e dikurshme e dacibaove, flete rrufeve, etj., ende gjallon ne pasardhesit e nomenklatures, me kete ligj budist te miratuar nga Parlamenti i nje vendi kandidat…
Bota e zhvilluar e ka bere me kohe kete vendim. Ska asgje te keqe cfare po miratohet. Ministraja nuk po thote te gjithe tani e mbrapa do te kimohen. Ajo varet nga deshira e gjithkujt. Por cfare ajo po ben eshte qe dhe kjo menyre te jete e mundeshme per persona qe e desherojne.Persendetje zgjidhje mjaft e mire per ata qe e duan.