Bashkia e Urës Vajgurore në Berat ka ndryshuar emrin.
Nga sot e tutje ajo do të quhet Dimal.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku është votuar ndryshimi i emrit.
Por ndryshimi i emrit edhe për ta kthyer qytetin tashmë afër rrënojave të qytetit antik në një destinacion turistik kulturor dhe arkeologjik.
Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake.
l.h/ dita

Me ne fund. Shume mire.
Ura Vajgurore e ka emrin shqip
Para saj duhej menduat per tu vene emra te pershtatshem, shqiptare, Corovodes dhe Kucoves, si dhe shume fshatrave e krahinave te tjera
Ju lumtë!
Ky trend duhet të vazhdojë.
Të heqim nga harta gjithë ato Zagorie, Podgorie, Gorë, Graçanicë, Mitrovicë, Çorovodë e dhjetra qindra emra që bullgarët, serbët e turqit na i lanë peshqesh dhe ai vend i bukur me një të shkuar në thellësi të mijëvjeçarëve, duket si i ardhur nga stepat e Rusisë.
Cfare evolucioni. Dikur quhej Qelbesire lidhur me eren e vezeve te prishura qe shkaktonte burimi termal pak siper ures, pastaj Ura e Hasan beut, lidhur me emrin e ndertuesit te ures mbi Osum, Ura vajgurore lidhur me zbulimin e naftes fare prane dhe ne fund Dimal. Nese per te gjithe emrat kishte nje llogjike kjo e fundit eshte fare pa llogjike pervec megallomanise. Dimali eshte ne anen e pasme te Shpiragut . Pra as nje lidhje gjeografike e jo me historike. I kane vene ne vije te tera vetem emri u mungonte. Gjithsesi mbare ua befte. Ta gezoni emrin e me ndonje djale.
Pak i cuditshem ky ndryshim i emrit. Dimali nuk ka lidhje gjeografike dhe historike me Uren Vajgurore.
Konsultohen keta te keshillit te bashkise apo thjesht na pelqen emri dhe ta vendosim.
Jo Tanush nuk konsultohen por u pelqen emri. Dimal apo Dhi-mali. Duke qene se te tere kane zbritur nga mali i merr malli per dhite.
O Berati….jo Dimal , Dhimal apo emer tjeter te shkruajne neper shkresa keshillat ,”URA VAJGURORE” kane per t’i thene brez pas brezi …te pakten populli i zones,gjysma e Shqiperise.