Rregullorja e re e Kuvendit: Deputetëve nuk u rikthehet imuniteti

Bora Basholli

Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi ka sqaruar në komisionin parlamentar të ligjeve se rregullorja e re e Kuvendit nuk u rikthen imunitetin deputetëve. Hysi thotë se në projektvendimin për rregulloren pasqyrohen ndryshimet kushtetuese të 3 viteve më parë.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 janë reflektuar edhe në rregulloren e re të Kuvendit e cila u miratua me konsensus në komisionin parlamentar të ligjeve. Relatorja Vasilika Hysi sqaroi se ndryshimet nuk tentojnë t`ju rikthejnë deputetëve imunitetin.

Në rregulloren e Kuvendit vazhdon të jetë një gabim i madh, sikur deputetët kanë imunitet. Është hequr ajo që thuhet deputetët kanë imunitet për ndjekje penale dhe prokuroria kërkon autorizim dhe në këtë nen është lënë vetëm procedura sesi veprohet kur prokuroria kërkon autorizim për caktimin e masës së arrestit në burg ose shtëpi për heqjen e lirisë.

Rregullorja parashikon masa disiplinore për deputetët që shkelin rregullat e lobimit, pranimit të dhuratave dhe konfliktit të interesit

Masa do të jetë tërheqje vëmendje dhe detyrimi i deputetit të marrë masë për të korrigjuar situatën, në rast përsëritje do të zbatohet masa më e rëndë disiplinore.

Më herët, mbledhjen e braktisi deputeti Alimadhi pas refuzimit të kërkesës për shtyrjen e komisionit.

Diskutimet për rregulloren e re të Kuvendit kanë zgjatur thuajse 2 vjet, ndërsa të enjten e javës së ardhshme projektvendimi do të kalojë në Parlament, për miratim nevojiten 71 vota.

 

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Kurr nuk duhet tu kthehet imuniteti deputetve që kan braktisur kontratën me zgjedhësit e tyre dhe kan përbuzur parlamentin ,kan dalë në rrugë dhe kan gjuajtur selinë e qeveritare dhe atë të parlamentit me gurë ,dinamite ,kapsolla dhe molotov.Në qoftë se kjo do zbatohet e mbështetet edhe nga SHBA dhe BE ,shqipërisë do ti hiqni një barrë të keqe që e kan katandisur kjo klasë e degjeneruar politike 30 vjeçare.

  • Kurr nuk duhet tu kthehet imuniteti deputetve që kan braktisur kontratën me zgjedhësit e tyre dhe kan përbuzur parlamentin ,kan dalë në rrugë dhe kan gjuajtur selinë qeveritare dhe atë të parlamentit me gurë ,dinamite ,kapsolla dhe molotov.

    Në qoftë se kjo do zbatohet e mbështetet edhe nga SHBA dhe BE ,shqipërisë do ti hiqni një barrë të keqe që e kan katandisur kjo klasë e degjeneruar politike 30 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *