Miratohet në parim ligji për nënshtetësinë e brezit të dytë

Dita

Projektligji për nënshtetësinë e brezit të dytë është votuar me shumicë në komisionin parlamentar dhe tashmë pritet votimi në seancën plenare.

Në favor të projektligjit votuan deputetët e SYRIZA-s, Grekët e Pavarur, PASOK dhe To Potami. Demokracia e Re është rezervuar që të pozicionohet në seancën plenare, Agimi i Artë votoi kundër dhe partia komuniste abstenoi.

Gjatë punimeve të ditës së mërkurën, pati një seancë dëgjimore me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve, mes të cilëve edhe një prani e ndjeshme e komunitetit shqiptar, si dhe nga rreth 20 organizata joqeveritare dhe ekspertë. Ata u shprehën pozitivisht për projektligjin në përgjithësi, por kërkuan edhe ndryshime në disa prej pikave. Ndër këto pika, ishte ajo që përcakton përfundimin e suksesshëm të studimeve si kusht për marrjen e nënshtetësisë, mungesa e vëmendjes ndaj fëmijëve më aftësi të veçanta apo ata që studiojnë në shkolla në gjuhë të huaja, si dhe ndërlidhja e dhënies së nënshtetësisë me kushtin e qëndrimit të ligjshëm të prindërve, raporton Tribuna News.

Madje edhe raportuesja e SYRIZA-s, Vasiliki Katrivanou vuri në dukje se personalisht mund ta preokupojnë disa pika të projektligjit, si ajo për arsimimin e suksesshëm të fëmijëve, sepse “nuk konsideroj se vetëm nxënësit e mirë janë pjesë e shoqërisë”, apo me ndërvarjen e fëmijëve nga statusi i ligjshëm i prindërve, “në momentin që për shkak të krizës shumë prindër e humbën statusin e ligjshëm”. Ndërkaq, Katrivanou tha se e mbështet fuqishëm projektligjin, sepse “është një projektligj i matur, ngase duhet të ekuilibrojmë ndërmjet nevojës për të dhënë nënshtetësinë dhe vendimit të Këshillit të lartë të Shtetit. Dua një projektligj që t’i rezistojë kohës, që do të përfshijë në hartë brezin e dytë të emigrantëve dhe tregojë se grek, edhe lind, edhe bëhesh”.

Share This Article
7 Comments
  • Eshte Fat i madh per Greqine
    qe ka Emigrante Shqiptare .
    Keta Shqiptare qe Bene shqiperine ,
    Dhe jane po keta shqiptare
    qe kane Mbajtur ne Shpatullat dhe krahet e tyre
    per 25 vjete Greqine ,

    Por si politika dhe Kisha
    nuk kane ndrushuar qendrim
    ndaj Shqiptareve .
    Ne 1990 Qarqet Greke
    Kishin Frike se mos Zgjohesh
    INDENTITETI SHQIPTARE §
    Qe fle tek Arvanitasit ,
    dhe eshte kjo arsyeja qe mediat greke
    benin nje prapagante Diskreminuese per faktorin shqiptare .

  • O ballisto !Kudo qe shkuan e shkelen shqiptar lan gjurm kryengritesish,prijesish, udheheqsish e ju bashkuan vendit ku shkelen e lan emer ! Vetem ne Shqiperi spo e bejn dot or mik ! Ktu lan e po len emer per hajni,tradhti mashtrim e krim !Atje sherbyen e u ben te respektushem e ktu ju nxoren syt bashkkombesve !!!Shyqyr qe vrapoi Ismail Qemali e ngriti flamurin ne Vlor se kushedi cfar emer do kishim sot ! Kush e ka fajin o ballist ,a e gjen dot????

  • Kush na e ka fajin neve shqiptareve ? Po pse , nuk e di ti , Tomsojeri ? Eshte fare e thjeshte : Fajin per te gjitha te keqijat qe e kane ndjekur popullin tone ne shekuj , e ka Turqia . Te tjerat jane llafe koti .

    • Z.Informator.Dakorte jam dhe nuk mohoet qe qendruam 5 shekuj nen sundimin Otoman .Po si tja bejme qe, ne shume matriale te botuara dhe botohen,shqiptaret kane qene faktori kryesor ne sukseset e kesaj Perandorie ???Po i dhame dhe pamvarsine Greqise .Ku ta gjeje ate mortje qe ne kemi mbetur akoma tek ulurimat dhe thikat pas shpine qe i veme njeri tjetrit ?????????.Edhe per keto duhen fajsuar te tjeret !!!!!!!!!!!

  • Mos u lodheni me grekine shkoni ne german apo norvegji kur jeni femije te shkelqyeshme:keni persperktive atje,jo ne greki!

  • Mir e ke o lili ! Ku te dal me mir se deri sot, ato vila e pallate qe u ngriten ne Shqiperi erhen me djersen e shqiptareve qe punuan ne greki e itali e akoma dhe sot, cdo dit qindra shqiptar kalojn Kakavijen me autobuza dhe veturat si dhe tragetet qe shkojn e vijn nga Italia sa edhe nga Shengjini u hap linj e re !Tani tja mbathim pe Gjermani !!! 5 milion shqiptar jan ne turqi, thot Kadareja i madh dhe ju ka humbur vula !Vjen Erdogani ne Kosov e thot qe esht turqi ,bile na keshillon te korigjojm historin se turqia nuk erdhi si pushtuse por per turizem dhe na solli perparimin e disa mendjekalbur arrijn te shurrojn monumentin e Skenderbeut madheshtor, sepse na paska luftuar per krishterizmin !O zot ku shkon helmi fetar sa harojm qe jemi mbi te gjitha shqiptar !!Mir e ke shpatar ,passi na hengren djersen dhe gjakun me piramidat, ku ky haleja qe pellet akoma familjarisht desh e coi Shqiperin ne gremin e u ben sheiket e Shqiperis,tani tallen e “grinden “me njeri tjetrin te na hedhin hi syve !Shiko cfar shkruhet per korupsionin ne drejtesi qe 300mij€ u dashka per nje vend e hajde mos kerko te gjesh se ku fillon e keqja e ktyre shqiptareve, qe nuk duan kte popull e kte komb ! Kush pra na beri te till??Pse ne kte histori aq te dhimbshme shtypjeje e dhune ,mbijn “heroj” si Fatosi,Saliu, meta e mos vazhdoj akoma se do shohim akoma ! Ku pra i ka rrenjet kjo e keqe kaq e madhe ? Ndaj ka shum arsye ti bashkohem “informatorit” sepse ajo mortje 500 vjecare akoma nuk ka dal nga mendja e ndergjegja jon !Na duhen te pakten po aq vite te “intoksikohemi” e shpresoj qe brezat qe do vijn ,te kuptojn qe feja vetem percarje e keq na ben ! Jemi te miret e te tjereve e te keqit e vetes i thon kesaj ……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *