Miratohet projekt-rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Bora Basholli

Parlamenti i Kosovës ka miratuar Projekt-Rezolutën për dënimin e gjenocidit; krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga Serbia.

Në Kuvend u fol edhe për mundësinë e krijimit të një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë.

Në mes të termave “shfarosje”, “zhdukje biologjike” dhe “spastrim etnik”, deputetët e kuvendit të Kosovës si rrallë herë gjetën gjuhë të përbashkët për krijimin e një platforme ligjore që lejon ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës së para 20 viteve.

Krerët e Listës Serbe e kanë kritikuar nismën. Ata madje kanë thënë se ky është një hap prapa në rrugën e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *