Miratohet rritja e pagave në sistemin gjyqësor, opozita voton pro

redaktor

Parlamenti ka miratuar me 121 vota pro rritjen e pagës për gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Partia Socialiste deklaroi votën e saj në favor të këtij ligji, ndërkohë deputeti Fatmir Xhafa e ka konsideruar këtë nismë si elektorale dhe të vonuar.

“Ne do ta votojmë këtë projektligj për ti dhënë rrugë këtij propozimi për një rritje pagash në sisitemin gjyqësor, propozim që do të bëhet efektiv vitin e ardhshëm me qeverinë socialiste. Përveç se i vonuar dhe me qëllime eloktorale ky është dhe një hap pa efektin e pritshëm për qëllimin e shpalllur nga inisiatorët e tij. Në rastin më të mirë është një propozim i mirë për rritjen e pagave por kurrësesi një reformë në sistemin e pagave dhe stutusin e gjyqtarëve. Ju thjesht keni bërë një shtesë page pavarësisht se cila është performanca individuale e tyre. Kjo do të thotë se do të vazhdohet të shpërblehet njëlloj si gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm që respektojnë ligjin dhe qytetarët ashtu edhe ata gjyqtarë dhe prokurorë të paaftë të kurruptuar”, deklaroi deputeti socialist Xhafa.

Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili akuzoi opozitën se në kohën e qeverisjes së saj, anëtarët e bandave kriminale ishin kryetar gjykatash.

“Në KLD paraardhësi im kërkoi me ngulm që anëtarët e bandave të largoheshin nga sistemi gjyqësor. Ju dhe gjithë pjesëmarrësit tuaj në KLD bëtë gjithçka që ai gjyqtarë të mos largohej, anëtari i bandës së Lushnjes të ishte atje, gjyqtar. Pak kohë më vonë me lobimin e fuqishëm lart e poshtë anëtarin e bandës së Lushnjes e morët dhe e bëtë anëtar të KLD-së. Anëtar të KLD-së që e mbrojtët bashkë më bamirësin tuaj që ju votoi në zgjedhjet e kaluara kryetarin tuaj mavi”, deklaroi ministri Halimi.

Në fund të fjalës së tij Halimi theksoi se ky ligj respekton punën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe u jep atyre shpërblimin e merituar si dhe ndikon në uljen e korrupsionit./AS

Share This Article
1 Comment
  • Kur u be dhe Edi Halimi minister, tek ne gjithshka mund te ndodhe.
    Po ben dhe si politikan garip, qe do me i a fut socialisteve Edi gagaci. Kujt do t’ja futin ?
    Pas 23 qershorit ku ka per te shkuar sistemi i Drejtesise (ky i yti dhe i Saliut), me gjyqtaret e tipit Gjingjoni, Sashenka, Toma, e Co ?
    Po Ty, Saliu, Jozi, ku do te veni. Nje vend ka per ju ne Shqiperi pas zgjedhjeve, ne burg. Dhe nuk do tu gjykojne keta qe synoni ti genjeni me rritje rroge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *