Duket se këtë radhë është marrë vendimi për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Pas lojës me kungulleshka të qeverisë në ikje një herë do të rriten, një herë jo Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga ky vendim, pensionistët dhe buxhetorët do të përfitojnë duke nisur nga data 15 korrik. Në mbledhjen ku u miratua vendimi, kryeministri në ikje Sali Berisha tha se pensionet do të përfitojnë një rritje 4-5 për qind, ku rritjen më të lartë e përfitojnë pensionet në fshat. Përsa i përket pagave, kryeministri tha se këtë vit rritja do të jetë në masën 5 deri në 6 për qind, duke lënë jashtë këtij vendimi pagat e larta. Gjatë fjalës së tij, Berisha argumentoi se vonesa në miratimin e vendimit nuk ka ardhur për shkak të pamundësive financiare por për shkak të periudhës elektorale ku ndodhej vendi.
Kryeministri hodhi poshtë zërat se efekti ekonomik i këtij vendimi është kompensuar përmes huamarrjes. Sipas tij, edhe këtë vit rritja është bërë e mundur nga të ardhurat buxhetore. Në këtë linjë, kryeministri hodhi poshtë zërat se vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike ndërsa saktësoi se janë të paktën 3 institucione ndërkombëtare që faktojnë qëndrueshmërinë e financave publike. Po kështu në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratua vendimi “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve në të holla për vitin 2013”. Ky vendim u miratua në kuadër të një praktike të konsoliduar 7 vjeçare të kompensimit në të holla të subjekteve të shpronësuar. Vendimi, duke marrë për bazë propozimet dhe sugjerimet e bëra nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut për krijimin e një skeme të re të drejte dhe jodiskriminuese kompensimi, është në të njëjtën strukturë të miratuar edhe në vitin 2012.
Ky vendim së pari krijon mundësinë e kompensimit për subjektet e shpronësuara, prona e llojit truall e të cilëve është njohur për kompensim pavarësisht faktit nëse kanë përfituar kthim në të njëjtin vendim apo në vendime të tjera për të njëjtin subjekt, gjithnjë duke respektuar radhën kronologjike nisur nga numri dhe data e vendimit bazë me të cilin aplikohet. Për të përfituar kompensimin e pronës është e domosdoshme që vendimi i dhënë të jetë përfundimtar dhe i ekzekutueshëm. Sipas këtij vendimi nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara, që kanë përfituar më parë kompensim të plotë apo të pjesshëm me vendimin më të cilin aplikojnë. Ky kufizim është i nevojshëm me arsyetimin, që fillimisht duhet të përfitojnë edhe subjektet e shpronësuar apo trashëgimtarët e tyre ligjorë, të cilët nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme.
Po kështu kompensimi i pronës së llojit truall do të kryhet në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të pronës do të jetë gjithashtu sipas skemës të aplikuar në vitin 2012, pra në varësi të sipërfaqes së pronës së njohur për kompensim. Në fund të mbledhjes se djeshme të qeverisë, kryeministri në ikje, ju kërkoi ministrave të tij në ikje që të vijojnë me intensitet punën për hartimin e projektbuxhetit të vitit 2014 dhe të përgatisin dosjen për kabinetin e ri qeveritar që merr detyrën në muajin shtator.
Cdo qeveri e rezuar nga vota e popullit, nuk duhet te kryeje asnje ngritje apo ulje pagash,pervecse qendrimit ne detyre, per tu formuar qeveri e re,qe ka dal nga zgjedhjet e 23 qershorit!
Po ky njeri nuk ka as turp! Mjere ajo grua, mjere ata femije qe e kane dhe mjere ne qe e kemi.
Nuk ka ikur ende dhe nuk ka per te ikur kurre! Ky do te vazhdoje t’i ngrije buzeqeshjen popullit, sepse vetem kete gje di te beje!
Njeri i neveritshem do te mbetet edhe ne castet e fundit. Nuk di cfare mund te thuash tjeter per kete njeri!
Pse kaq I zemruar moe alban apo nuk ke pensionist ne shtepi.