Miratohet vendimi për të shtuar 146 punonjës me kontratë të përkohshme në administratë

redaktor

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme një shtesë prej 146 punonjësish me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes vendore.

Kështu, në vendimin nr.35, datë 29.1.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, thuhet se “ Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014, në njësitë e qeverisjes qendrore është 756 veta”.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të institucioneve për vitin 2014. Përjashtimisht për Shtëpinë e Pushimit Durrës, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit.

Vendimi ngarkon ministritë dhe institucionet buxhetore, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve brenda kritereve të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *