Miratohet vlera e pronës për secilin Qark

redaktor

Qeveria miraton vlerën e pronës, sipas llojit të pasurisë së paluajtshme, për secilin qark të Republikës së Shqipërisë. Në mbledhjen e Qeverisë u vendos që Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1620, datë 26.11.2008, “Për miratimin e çmimeve të trojeve, që ndodhen në të gjitha bashkitë dhe në disa komuna”, nr.187, datë 6.3.2013, “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohen.

Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *