Kuvendi miratoi sot zgjatjet me një muaj të afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ky vendim u miratua me 76 vota pro, 7 kundër dhe 4 abstenim nga 88 deputetë të pranishëm në Kuvend.
Deputetët e opozitës së re kanë votuar kundër këtij vendimi përveç Aurora Marës, e cila votoi pro.
Siç njoftoi dje Damian Gjiknuri i propozuar në krye të Komisionit për Reformën Zgjedhore, mazhoranca e pret Partinë Demokratike për të kryer reformën zgjedhore, deri në 5 maj.
o.j/dita

Ah moj e mjera Nënë Shqipëri ! Shikoji bijtë e tu që i linde, rrite e i pasurove më shumë se sheikët e shkretëtirës e prapë po të ngulin thika në gjoksin tënd. Çfarë i ke bërë që të urrejnë kaq shumë ?
Gjiknuri thotë që të presim partinë “Demokratike” ??? Për çfarë duhet ti presim, o Gjiknur ? Po afron data për hapjen e negociatave, o Gjiknur ! Ju votuam, ju dhamë 74 deputetë, o Gjiknur ! Të donim që të prisnim ata, kishim votuar ata, o Gjiknur ! Ju votuam për të mos pritur ata, o Gjiknur ! VEPRONI, o Gjiknur !!!
Reforme zgjedhore pa Referendum ,nuk do te thote reforme ,por pazar….Me “reforma”te tilla(me sakt duhet te themi pazare),demokracia ne Shqiperi shtyhet akoma me prapa.Kjo “mjergull”qe bandat politike ne Shqiperi(nen ombrellen e komisionereve Europianedhe dhe te atyre qe vetem interesat e Shqiptareve nuk duane )eshte vazhdim i betonimit te murit mbrojtes te tyre….Eshte muri qe themelet i ka ne kushtetute.Reforma kushtetuese (aty dhe reforma zgjedhore)jane domozdoshmeri jetike per demokracine ne Shqiperi.Kete reforme duhet ta beje vetem populli.Eshte vetem ai qe e di se ku eshte “plaga ” me e thelle e kesaj gjeme qe po I behet Shqiperise dhe Shqiptareve nen masken e demokracise…Nese nuk kuptohet keshtu,dhe nuk veprohet me urgjence ,athere ne e mritojme ta mbajne akoma “shqelmin”ne qafe ,dhe “thiken”ne fyt…Kush pranon “reforme”nga ata qe vetem reforme nuk duane,ose jane injorante,ose bashkepunetore me….ta.