Mircea Lucescu është trajneri i ri i Turqisë

Gazeta Dita

Federata Turke e Futbollit raportohet se ka gjetur akordin me trajnerin rumun Mircea Lucescu për t’u ulur në stolin e përfaqësueses turke. Pasi Gunes dhe Avci refuzuan ofertën për të trajnuar kombëtaren turke, i vetmi opsion serioz mbetu Lucescu. Trajneri rumun ka shkëlqyer te Galatasaray, Besiktas dhe Shakhtar Donetsk.

Pasi e filloi karrierën duke trajnuar klube rumune e më pas përfaqësuesen e Rumanisë, Lucesco vazhdoi karrierën e tij në Itali për gati një dekadë duke trajnuar klube si Pisa, Brescia, Reggiana dhe Inter Milan. Më pas ai shkoi në Turqi te Galatasaray ku korri shumë suksese. Pastaj te Besiktas dhe Shakhtar Donetsk.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *