Mirditë, asgjësohen me zjarr rreth 600 bimë narkotike

Dita

Rreth 600 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar me anë të zjarrit këtë të mërkurë në Mirditë.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, bimët janë gjetur të kultivuara në fshatin Kthellë e Epër, në tokë pa pronar.

Burimet shtojnë se po punohet për identifikimin e kultivuesve, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

Më herët ishte sërish policia e Mirditës që njoftoi asgjësimin e 4 mijë bimëve narkotike, në kuadër të një operacioni të shoqëruar me arrestimin e 3 personave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *