Kompania turke, që po punon për ndërtimin e HEC-it të Qafëmollës, po procedohet penalisht, pasi ka dëmtuar urën e Fanit. Burime nga policia bënë të ditur se kompania nënkontraktore “Qenarsan”, ka hedhur inerte pranë urës, duke shkaktuar dëmtimin e saj. Sipas njoftimit të policisë, pas inspektimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, është konstatuar se kompania ka kryer shkelje të rëndë, pranë superstradës Milot-Rrëshen. Kjo sasi inertesh dhe reshjet e shiut kanë sjellë dëmtimin e shpatullave dhe këmbëve të urës.
