Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Mirditë, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Shpal, ku 60-vjeçari Fran Laska ka humbur jetën menjëherë pasi është përplasur nga kamioni i drejtuar nga V. Gjerta, 29 vjeç. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë. Dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit dhe pakujdesia në drejtim.
